Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Peja spielt am Mittwochabend gegen Dinamo Bukarest.

Dinamo Bukarest

Ende pa luajtur ndeshje kampionale, skuadra e basketbollit Peja do të testohet seriozisht në skenën evropiane.

Peja të mërkurën prej orës 20:15 e pret skuadrën rumune, Dinamo Bukuresht, në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Bukuresht të Rumanisë. Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në stinorin e rregullt, përkatësisht në fazën grupore.

Në fazën grupore direkt garimin e nisin Trepça dhe Bashkimi.

Peja të shtunën është dashur të luajë ndeshje kampionale me Prishtinën. Por Prishtina nuk arriti të regjistrojë lojtarët për shkak të sanksionimit në BAT të FIBA-s dhe humbi ndeshjen me rezultat zyrtar.