Skuadrat kosovare të basketbollit nuk ndalen së angazhuari lojtarë amerikanë.
Transferimin e radhës e bëri Trepça, që të hënën e prezantoi Matt Mobleyn.
Mobley është fundor, ndërsa së fundi luajti në Kinë. 31-vjeçari ka përvojë të gjatë në basketbollin profesional. Ka luajtur edhe në Liban, Venezuelë, Poloni, Francë, Gjermani, Spanjë, Turqi e Belgjikë.
Në të gjitha këto vende ishte në ligat elitare.
Trepça ka dominuar basketbollin kosovar në vitet e fundit. Tashmë i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.
Ähnliche Artikel