Vance Jackson i Vëllaznimit të Gjakovës është shpallur basketbollisti i javës së tretë të Superligës së Kosovës.
Jackson shkëlqeu të dielën në fitoren 99:90 të Vëllaznimit ndaj Pejës.
Për Vëllaznimin ishte fitorja e parë e edicionit.
29-vjeçari kontribuoi me 29 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.
Amerikani zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Lis Shoshin e Connor Withersin të Golden Eagle Yllit, Laolu Oken e Borës dhe Adrio Baileyn e Bashkimit.