Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Dritter Sieg in Folge für Golden Eagle Yllin

Goldener Adlerstern

Golden Eagle Ylli e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Ylli të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 100:86. 

Vëllaznimi e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 25:23. 

Ylli reagoi duke e fituar çerekun e dytë me rezultatin 29:22 dhe shkoi në pushim me pesë pikë epërsi, 52:47. 

Çereku i tretë u mbyll baras 20:20. Ndërsa Ylli, diferencën e pikëve e bëri në dhjetëminutëshin e fundit, të cilin e fitoi me rezultat 28:19. 

Më efikasi te Ylli ishte Davontrey Thomas me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. 

Lojë të mirë pati edhe Khalil Shabazz me 21 pikë, një kërcim dhe shtatë asistime. 

Ndërsa te Vëllaznimi u veçua Kentrell Pullian me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. 

Për Vëllaznimin ishte disfata e katërt. Ka edhe një fitore.