Superylli i basketbollit në NBA, Stephen Curry, do të mbetet te Golden State Warriors, deri në vitin 2028.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi.
Katër herë kampioni i ligës NBA do të pranojë kontratë prej mbi 100 milionë eurove.
Curry te Warriors është prej vitit 2009.
Ai kishte mesatare prej 26.6 pikëve të shënuara në sezonin e kaluar.
Curry pati lëndim të rëndë dhe mungoi në 39 ndeshje.