Bora e ka shënuar fitoren e dytë, ndërsa ia ka shkaktuar Golden Eagle Yllit humbjen e dytë të edicionit.
Të dielën mbrëma në Suharekë, Bora e Prishtinës fitoi me rezultatin 75:64. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së dytë të elitës kosovare të basketbollit.
Që në çerekun e parë Bora krijoi epërsi bindëse, 20:12. Pas çerekut të dytë të barabartë, skuadra prishtinase bëri shkëputje edhe më të madhe në çerekun e tretë.
Jericole Hellems i kishte 19 pikë e 10 kërcime për Borën. Terren Allen realizoi 16 pikë e pesë asistime.
Tek Ylli, 11 pikë i kishte Artin Gashi sa edhe Connor Withers.
Në xhiron e parë Ylli pësoi nga Bashkimi në Prizren, ndërsa Bora fitoi ndaj Vëllaznimit.