Pas ndeshjes dramatike për Superkupë, vazhdon gara në Superligën e Kosovës në basketboll. Në program është xhiroja e tretë.
Kjo xhiro hapet me derbin e madh mes Bashkimit dhe Trepçës, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Pikërisht Bashkimi e Trepça luajtën për Superkupë, të martën në Rahovec. Pas vazhdimit prej pesë minutash, trofeun e fitoi Bashkimi. Për Bashkimin ishte Superkupa e parë. Prizrenasit i dhanë fund dominimit të Trepçës sa i përket trofeve të fituar.
Pritet sërish ndeshje e fortë, ndërsa Bashkimi do ta ketë përkrahjen e shikuesve. Bashkimi ka mposhtur Yllin dhe Rahovecin 029 në dy xhirot e para kampionale. Ndërkohë Trepça fitoi me mund ndaj Rahovecit 029 e më pas pësoi në “Minatori” nga Peja.
Të dielën janë dy ndeshje të xhiros së tretë. Sigal Prishtina e Golden Eagle Ylli takohen nga ora 17:00, ndërsa prej orës 19:30 është takimi mes Pejës e Vëllaznimit.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen Bora – Rahoveci 029, që zhvillohet të hënën nga ora 20:00.