Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Es werden 20 Kontrollen wegen Zigarettenverkäufen in der Nähe von Schulen durchgeführt, Bußgelder werden verhängt

Aufsichtsbehörde

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar sot inspektime në terren lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore. 

Gjatë aksionit janë realizuar 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë. 

Inspektorati, që është në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka dërguar 3 lëndë në procedurë dhe është shqiptuar një gjobë. 

“Ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura. Inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve. IQMT do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt”, ka njoftuar Inspektorati.