Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Zeka: Neuwahlen sind unnötig, das Land braucht funktionierende Institutionen.

Intelligenz

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka shprehur shqetësim për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke e cilësuar atë si një proces të panevojshëm në një kohë kur vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe institucionale. Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë thirrje për kompromis dhe konsensus politik.

Ai ka thënë se shpreson që faktorët politikë, në veçanti partia që bart pushtetin Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë opozitare, të shtyjnë përpara idenë e konsensusit dhe të mos favorizojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Uroj që megjithatë faktorët politikë, të gjitha forcat, në rend të parë partia e cila është bartëse e pushtetit, meqë ka një numër më të madh të votave të fituara, ka një përgjegjësi rrjedhimisht pak më të madhe, edhe partitë opozitare të shtyjnë përpara idenë e konsensusit edhe mos të, si të thuash, mos të favorizohen aq shumë idetë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, ka thënë ai.

Sipas Zekës, Kosova ka nevojë për institucione me mandat të plotë vendimmarrës, veçanërisht sa i përket qeverisjes ekonomike.

“Vendi ka nevojë për institucione të cilat kanë mandat të plotë vendimmarrës, sidomos në aspektin e qeverisjes ekonomike. Për vite me radhë vendi nuk ka parë një reformë të re fiskale pas asaj të vitit 2015, rrjedhimisht bizneset kanë nevojë që të shohin diçka të tillë”, ka deklaruar Zeka.
Ai ka theksuar se, përveç nevojave të bizneseve, edhe situata socio-ekonomike kërkon politika të qëndrueshme, sidomos duke marrë parasysh normën e lartë të inflacionit gjatë viteve të fundit.