Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Von der Leyen kommt in den Kosovo und in die Region – meidet Serbien

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor nga datat 30 shtator deri më 2 tetor, por gjatë këtij turneu do ta evitojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ajo pritet të vizitojë edhe Kosovën, si dhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nuk do të shkojë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Zyrtarisht është thënë se arsyeja për të shmangur vizitat në Beograd dhe Sarajevë është fushata zgjedhore në ato dy vende. Por, nga burimet e BE-së mësohet se edhe glorifikimi i kriminelit Ratko Mlladiq ka pasur ndikim në këtë vendim.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, pritet të përsëritë mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit dhe për progresin e vendeve të rajonit në rrugën e tyre evropiane. Në këtë rrugë më së shumti ka avancuar Mali i Zi, pastaj Shqipëria, ndërkohë që vendet tjera janë pothuajse të bllokuara. Kosova ka aplikuar para katër vjetësh për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë nuk është marrë në shqyrtim. Kosovës ndërkohë i janë hequr masat ndëshkuese të BE-së dhe në heqjen e tyre një rol të rëndësishëm kishte luajtur pikërisht Ursula von der Leyen.

Vizitat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, von der Leyen i bën çdo vjeshtë në prag të nxjerrjes së Raporteve të Progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit. Këtë vit, këto raporte do të miratohen dhe publikohen nga fundi i muajit tetor.