Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Mickoskis Transitbesuch im Kosovo blockiert vorübergehend den Verkehr

Hristjan Mickoski

Kalimi transit i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nëpër territorin e Kosovës pritet ta bllokojë përkohësisht trafikun në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për menaxhimin e trafikut më 21 dhe 22 tetor, gjatë kalimit transit Mickoskit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës së kryeministrit, nga hyrja në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Han të Elezit, deri në dalje në Vërmicë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vërmicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore”, thuhet në njoftim.