Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Temperaturen sinken nächste Woche um bis zu 2 Grad.

Wetter

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e fundit të shtatorit, ku priten ditë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie graduale, sidomos gjatë orëve të mëngjesit.

Sipas IHMK-së, dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23 gradë.

Të martën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin në 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 20 deri në 23 gradë.

Edhe e mërkura do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23 gradë.

Të enjten pritet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 18 deri në 22 gradë.

Ndërkaq, të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22 gradë.

Gjatë kësaj periudhe, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, ndërsa nga e enjtja pritet të ndryshojë drejtim dhe të fryjë nga verilindja, me shpejtësi deri në 5 metra për sekondë.