Publizist Veton Surroi, ka thënë se ndryshimet e miratura në Kuvendin e Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, nuk e ndryshojnë vendimit e 16 shtatorit i cili i shpalli fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Surroi në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se aktgjykimi i Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve mund të ndryshojë vetëm më vendimin e Apelit, instanca tjetër të cilës i drejtohet mbrojtja e tyre.
Ai ka thënë se Ligji për Specialen me ndryshimet e miratuara nuk do të gjejë zbatueshmëri për shkak të mospërputhjes me Kushtetutën e Kosovës.
“Është me rëndësi të shihet se gjithë ajo energji që është shpenzuar në ligj a do të ketë rezultat dhe kur do ta ketë at rezultat. Ata kanë besuar se me ligj do të ndihmohet disi fati i katër të dënuarve në Hagë ose procesi i mbrojtje së imazhit të UÇK-së. Mendoj se ligji nuk e bënë asnjërën prej këtyre sepse jo vetëm që do të pësojë filtrin kushtetues, pra nuk do të ketë zbatueshmëri për shkak të mospërputhjes së Kushtetutës së Kosovës, por edhe po të kalonte si i tillë çfarë është po të nënshkruhej prej presidentes të mërkurën ose të enjten kur e ka afatin, ligji nuk do të prodhonte që narracioni për këta katër të dënuar të ndryshonte. Pra dënimi i 16 shtatorit nuk ndryshon me Ligj por me një vendim tjetër, ai është i Apelit”, ka thënë Surroi.
Surroi është shprehur se procesi i Apelit mund të marrë deri në dy vjet ndërsa shtoi se në nëntor pritet të publikohet aktgjykimi i plotë.
“Ky proces i Apelit do të mund të marrë dy vjet ndoshta. Mund të ndodhë që deri në vitin 2028. Deri në vitin 2028 ne do të duhet të ballafaqohemi me aktgjykimin e plotë i cili do të botohet i tillë apo i redaktuar me 2600 faqe me sa kuptova unë, në fund të nëntorit të këtij viti”, ka deklaruar Surroi.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligj me ndryshime për Ligjin për Specialen. Ndryshimet e Ligjit të Speciales, të sponsorizuara nga PDK-ja parashohin kufizim të mandatit të Speciales dhe bartje në Kosovë të shkallës së tretë të gjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të dënuar nga shkalla e parë me 81 vjet burgim në total.
Die Entscheidung der Versammlung wurde von internationalen Partnern kritisiert. Die Europäische Union erklärte, die verabschiedete Änderung stehe im Widerspruch zu Kosovos internationalen Verpflichtungen gegenüber der EU.