---
description: Sulmi i së premtes në kanalin e ujit të Ibër–Lepencit të Zubin-Potokut ka marrë të shtunën edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Duke raportuar mbi ngjarjen qy
title: Sulmi terrorist në Kosovë, në fokus të mediave ndërkombëtare
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/30/4aa07e78-a65f-4a5c-a139-8bc686bf9331.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Sulmi terrorist në Kosovë, në fokus të mediave ndërkombëtare

![Sulmi ne Zubin-Potok](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/4aa07e78-a65f-4a5c-a139-8bc686bf9331.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- Nga: [Blerta Haxhiu](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles) [![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles)
- 30 nëntor 2024 21:34
- Shpërndaje në:

- Nga: [Blerta Haxhiu](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles) [![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles)
- 30 nëntor 2024 21:34
- Shpërndaje në:

## Sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë në fokus edhe të mediave të mëdha botërore. Agjencitë “Reuters”, “Associated Press” e “Al Jazeera” i pasqyruan në shkrimet e tyre veprimet e ndërmarra nga autoritetet e Kosovës dhe reagimet pasuese nga faktori ndërkombëtar

Sulmi i së premtes në kanalin e ujit të Ibër–Lepencit të Zubin-Potokut ka marrë të shtunën edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Duke raportuar mbi ngjarjen qysh pak orë pasi që ai ndodhi, agjencia prestigjioze “Reuters” në fokus të raportimit ka vënë rritjen e masave të sigurisë në Kosovë, pas shpërthimit.

Tek ka transmetuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, kjo agjenci e theksoi shtimin e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se policia ka gjetur dëshmi dhe se të gjithë të përfshirët në sulm do të përballen me drejtësinë. Nuk dihet nëse të arrestuarit janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në shpërthim. Shpërthimi ka rritur tensionet mes dy vendeve ballkanike”, ka raportuar “Reuters”.

Gazetari i “Reutersit” ka qëndruar në vendin e shpërthimit të premten, tek ka raportuar se punëtorët kanë instaluar një sërë tubash të mëdhenj për ta ndaluar rrjedhjen e ujit.

[Edhe ![Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: Të përfshira grupet terroriste serbo-ruse](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/e5aaa761-c31f-4681-9560-db18509f0a7c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 nën 2025 Kurti për sulmin në Ibër-Lepenc: Të përfshira grupet terroriste serbo-ruse](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-sulmin-ne-iber-lepenc-te-perfshira-grupet-terroriste-serbo-ruse)

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, shkrimin për sulmin e ka mbështetur te deklaratat që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë gjatë konferencës së të premtes vonë, me ç’rast e quajti sulmin akt terrorist.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar Serbinë për shpërthimin në kanalin e grumbullimit të ujërave për qytetarët dhe për stacionin energjetik, duke e quajtur atë sulm terrorist”, ka raportuar AP.

Sulmi është përçuar edhe nga agjencia e lajmeve, me bazë në Doha të Katarit, “Al – Jazeera”. Kjo medie ka raportuar edhe mbi reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë, që sulmin e ka cilësuar akt kriminal.

Pasi përcolli informatat mbi ngjarjen dhe reagimet nga faktori ndërkombëtar dhe zyrtarët në Serbi, agjencia dha një përshkrim për situatën dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

[Edhe ![Identifikohen përgjegjësit për sulmin terrorist – arrestohen 8 të dyshuar](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/04d7c7cc-3641-4d26-a39f-3cb4fb229b09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2024 Identifikohen përgjegjësit për sulmin terrorist – arrestohen 8 të dyshuar](https://www.koha.net/arberi/identifikohen-pergjegjesit-per-sulmin-terrorist-arrestohen-8-te-dyshuar)

“Tensionet janë rritur në muajt e fundit, teksa Qeveria e kryeministrit Kurti po synon që ta shpërbëjë sistemin paralel të shërbimeve sociale dhe zyrat politike që mbështeten nga Beogradi zyrtar për t’u shërbyer serbëve të Kosovës”, ka raportuar “Al-Jazeera”.

Që të tri mediat kanë përmendur historikun e tensioneve mes dy vendeve, teksa kanë shkruar se në Kosovë, me gjithë shpalljen e pavarësisë më 2008, problemet kanë vazhduar, kryesisht në veri, ku pakica serbe refuzon ta njohë shtetësinë e saj dhe e sheh Beogradin ende si kryeqytet të vetin.

[#sulm terrorist](https://www.koha.net/tag/sulm-terrorist) [#zubin-potok](https://www.koha.net/tag/zubin-potok-1) [#veri](https://www.koha.net/tag/veri) [#reuters](https://www.koha.net/tag/reuters) [#Associated Press](https://www.koha.net/tag/associated-press) [#Al Jazeera](https://www.koha.net/tag/al-jazeera)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vendet aleate i ofrojnë mbështetje Kosovës, pas përballjes me sulmin terrorist](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/ad11f6d7-8340-4d22-add0-47b5f23f12d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 nën 2024 Vendet aleate i ofrojnë mbështetje Kosovës, pas përballjes me sulmin terrorist](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vendet-aleate-i-ofrojne-mbeshtetje-kosoves-pas-perballjes-me-sulmin-terrorist)
- [![Infrastruktura kritike e Kosovës pësoi sulmin më të madh terrorist që nga paslufta](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/fa656083-d39f-41cf-be9e-66a3d92eb2a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 nën 2024 Infrastruktura kritike e Kosovës pësoi sulmin më të madh terrorist që nga paslufta](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/infrastruktura-kritike-e-kosoves-pesoi-sulmin-me-te-madh-terrorist-qe-nga-paslufta)
- [![Situata në Kosovë pas sulmit në Ibër-Lepenc](https://resources.koha.net/images/2024/November/30/6a46d6a0-4dce-4cbf-a340-9e7321892ff6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2024 Situata në Kosovë pas sulmit në Ibër-Lepenc](https://www.koha.net/arberi/situata-ne-kosove-pas-sulmit-ne-iber-lepenc)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Arbëri.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/arberi/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sulmi terrorist në Kosovë, në fokus të mediave ndërkombëtare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/sulmi-terrorist-ne-kosove-ne-fokus-te-mediave-nderkombetare","datePublished":"2024-11-30T21:34:18+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:11+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":422,"author":[{"@type":"Person","name":"Blerta Haxhiu","url":"https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sulmi i së premtes në kanalin e ujit të Ibër–Lepencit të Zubin-Potokut ka marrë të shtunën edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Duke raportuar mbi ngjarjen qy","url":"https://www.koha.net/arberi/sulmi-terrorist-ne-kosove-ne-fokus-te-mediave-nderkombetare","keywords":"sulm terrorist, zubin-potok, veri, reuters, Associated Press, Al Jazeera","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/30/4aa07e78-a65f-4a5c-a139-8bc686bf9331.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
