Qindra studentë kanë dalë në marshin që po mbahen në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Ekonomia Online.
Marshin e kanë nisur nga Qendra e Studentëve me thirrjet “Jo në emrin e studentëve”, “Duam drejtës”, “Liria ka emër” dhe thirrje të tjera të shkruara në pankarta që studentët po i mbajnë gjatë marshimit.







