Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Studenten gegen Vučić, aber auch gegen die Unabhängigkeit des Kosovo

Proteste

Foto: Associated Press

Pas 12 vjetësh në pushtet, ish-kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u mposht nga Lista e Studentëve. 

Megjithatë, ndërrimi i pushtetit jo medoemos nënkupton edhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Lëvizja studentore në Serbi e sfidoi pushtetin e Vuçiqit përmes protestave pas tragjedisë në Novi Sad kundër korrupsionit në kërkesat për llogaridhënie, por qëndrimi i saj për Kosovën tregon se kundërshtimi i qeverisë nuk nënkupton domosdoshmërisht mbështetje për pavarësinë e Kosovës.

Në një memorandum të publikuar më 17 maj të këtij viti, studentët e cilësuan Kosovën si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë dhe e lidhën çështjen me identitetin historik e kulturor serb. Paralel me këtë ata kërkuan edhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare për një zgjidhje që garanton paqe, siguri dhe mbrojtjen e të drejtave të banorëve.

Kjo listë ka kundërshtuar edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Studentët nuk kanë udhëheqës formalë, por lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica prej të cilave janë profesorë universitarë.

Lesen Sie andere Updates
Vucic

Wahlen in Serbien: Vučić räumt Niederlage ein