Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Heute boykottieren die Universitäten in Albanien den Lehrprozess.

Heute boykottieren die Universitäten in Albanien den Lehrprozess.

Kryesia e Sindikatës së Universiteteve në Shqipëri ka vendosur njëzëri bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha universitetet publike të vendit, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që po protestojnë prej muajsh.

Bojkoti është paralajmëruar të nisë sot (21 tetor) dhe të vazhdojë deri në një njoftim të dytë, raporton A2 CNN.

Sipas sindikatës, studentët dhe nxënësit po kërkojnë arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie nga institucionet. Megjithatë, sindikata pretendon se kërkesat e tyre janë përballur me heshtje institucionale dhe, që nga 13 tetori, edhe me dhunë ndaj protestuesve.

Mësimdhënësit kanë deklaruar se nuk mund të vazhdojnë procesin mësimor në kushte normale, ndërkohë që studentët e tyre, sipas tyre, përballen me dhunë gjatë protestave.

Sindikata ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës nga 13 tetori, si dhe përgjegjësi për personat që kanë urdhëruar apo ushtruar dhunë.

Po ashtu, është kërkuar trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz për studentët e shoqëruar nga policia dhe plotësimi i kërkesave të protestuesve.

Sindikata u ka bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që të respektojnë vendimin për bojkot dhe të mos ndërmarrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve pjesëmarrës në protesta.

Sipas saj, bojkoti nuk përbën braktisje të auditorëve, por është një formë reagimi në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të studentëve.

Ndërkohë, pedagogët kanë paralajmëruar se do t'u bashkohen protestave çdo ditë, duke u mbledhur në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Lesen Sie andere Updates
Neunter Tag der Studentenproteste in Albanien

Neunter Tag der Studentenproteste in Albanien