Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Heute ist Matura-Prüfung.

Abschlusstest

Sot në Kosovë po mbahet provimi i Maturës nga ora 10:00 në 55 qendra të testimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, përmes platformës eKosova, kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë për Provimin e Maturës, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Ministria pati lëshuar lajmërim për stafin dhe kandidatët, duke i njoftuar për procedurat para testimit. 

"Të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, me qëllim të sigurimit të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit. Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit. Për garantimin e një procesi të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, kërkohet respektimi i plotë i udhëzimeve dhe rregullave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës", njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.