Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Sieben neue Masernfälle im Kosovo

Masern

Foto: Illustration

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit janë raportuar shtatë raste të reja me fruth në Kosovë. 

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se që nga 16 prilli deri më 20 shtator janë regjistruar 172 raste me fruth. 

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, ka njoftuar IKSHPK. 

IKSHPK ka bërë të ditur se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar, duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. 

"Gjatë këtij viti, mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre".