Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Es werden Erwartungen hinsichtlich einer stärkeren Repräsentation der Albaner im serbischen Parlament geäußert.

Presevo

“Koalicioni Shqiptar” do të quhet lista e përbashkët e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Marrëveshja për të garuar bashkë u arrit të martën mbrëma. Shqiptarët zakonisht janë përfaqësuar me një deputet në Kuvendin e Serbisë, por më 2020 kur ishin bërë bashkë partitë, patën fituar tri ulëse

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi i kanë bërë bashkë partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

“Koalicioni Shqiptar” do të jetë emërtimi i listës së përbashkët, me të cilën partitë shqiptare të Luginës do të garojnë në zgjedhjet e 25 tetorit.

Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, tha se marrëveshja është dëshmi se dallimet politike mund të tejkalohen kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve.

“Kjo marrëveshje përbën një moment të rëndësishëm për të gjithë ne. Pavarësisht dallimeve politike dhe bindjeve që mund t’i kemi në nivel lokal, mbrëmë kemi dëshmuar se, kur bëhet fjalë për interesat e përbashkëta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dimë të tejkalojmë dallimet dhe të bashkohemi. Si përfaqësues i Alternativës për Ndryshim, besoj se përgjegjësia jonë është më e madhe se çdo interes individual apo partiak. Sot duhet të dëshmojmë se shqiptarët e Luginës dinë të jenë bashkë kur bëhet fjalë për interesat e tyre jetike”, ka thënë Memeti.

Marrëveshja për garim të përbashkët u arrit të martën mbrëma në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa të mërkurën, kryeministri Albin Kurti nisi mbledhjen e qeverisë me një fjalim për këtë bashkim.

“Të gjithë e dimë për asimetrinë e të drejtave që është padrejtësi eklatante. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 ulëse nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Republikës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të duhej të kishin së paku pesë të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse. Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhej të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqinjin tonë verior, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat”, ka thënë kryeministri Kurti.

Më 2020, kur partitë shqiptare u bënë bashkë në një listë, fituan tri ulëse.

E dy vjet më vonë, në zgjedhjet e radhës parlamentare të Serbisë, shqiptarët garuan me dy lista, “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Mandat deputeti fitoi vetëm Shaip Kamberi.

Njëjtë pati ndodhur edhe në zgjedhjet para vitit 2020.