Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die USA rufen Amerikaner im Kosovo zur Vorsicht am 16. September auf.

USA Kosovo Amerikanische Flagge - USA - Amerika - Amerikanische Botschaft - Regierungseinrichtung - 11.03.2020-ab (5)

Illustration

Foto: Alban Bujari

Në prag të verdiktit të Speciales ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Ambasada e SHBA-së ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të mërkurën, më 16 shtator, t’i shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve ku mund të ketë demonstrata. Po ashtu i ka bërë thirrje personelit të ambasadës që të mërkurën të mos i dërgojë fëmijët në shkollë. Edhe Komuna e Prishtinës ka thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë që të mërkurën të mos ketë proces mësimor

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi, ku siç thuhet, janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit, ditën kur do të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në një njoftim të Ambasadës theksohet se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës.

“Këshillohet që të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave, nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë. Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe Komuna e Prishtinës ka thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë që të mërkurën më 16 shtator të ndërpritet procesi mësimor. 

Besiana Musmurati, nënkryetare e Komunës së Prishtinës, theksoi se për këtë ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.

“Do të mendojmë, nuk kemi marrë ndonjë vendim ende, por do ta shikojmë. Është data 16, s’është datë e zakonshme, edhe mendoj që kjo datë duhet të reflektojë edhe në jetën e përditshme të funksionimit të shtetit tonë. Po e presim me tension nëse vendimi nuk do të jetë i drejtë s’do të ketë qetësi”, ka thënë ajo. 

Ambasada amerikane ka thënë se do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të sigurisë lidhur me aktivitetet dhe zhvillimet që ndërlidhen më 16 shtator.

Për këtë çështje, policia ka njoftuar se e ka mbajtur një takim informues e koordinues me drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët e drejtorive rajonale, përfshirë edhe me partnerë ndërkombëtarë, si: KFOR, EULEX, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së dhe OSBE-ja. 

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe legjislacionit në fuqi, do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe do të angazhohet me njësi policore, në mënyrë që mbarëvajtja e të gjitha aktiviteteve dhe zhvillimeve të mundshme të kalojnë të qeta dhe pa incidente. Varësisht nga aktivitetet dhe zhvillimet e mundshme, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura nga aktivitetet”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Gjykata Speciale më 16 shtator pritet të shpallë verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.