Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die neue Verordnung zum Parken in Pristina liegt zur öffentlichen Konsultation aus und erhält bereits umgehend Kommentare.

Prishtina-Parkplatz

Foto: Archiv

Foto: Driton Pacharada

Drafti parasheh ndryshime në bllokimin dhe bartjen e automjeteve, mënyrën e pagesës dhe përgjegjësinë e “Prishtina Parking”. Por nga GLPS-ja thonë se ende nuk janë adresuar të gjitha kërkesat e Gjykatës Supreme, ndërsa e kundërligjshme është konsideruar mundësia e konfiskimit të veturave

Komuna e Prishtinës e ka nxjerrë në konsultim publik draftin e rregullores së re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet.

Ndryshimet pritet të prekin disa nga pikat që janë shpallur të pabaza nga Gjykata Supreme.

Bëhet fjalë për mënyrën e pagesës, kufizimet për vizitorët, përgjegjësinë e “Prishtina Parking” për dëmet, rimbursimin në rast të gabimeve teknike, si dhe bllokimin e automjeteve.

Bazuar në draft, “Prishtina Parking” mbahet përgjegjëse për dëmet në automjetet e parkuara në vendparkimet që i menaxhon, por vetëm kur dëmi shkaktohet nga neglizhenca e stafit, mungesa e mirëmbajtjes apo moszbatimi i standardeve të sigurisë.

Ndryshime parashihen edhe sa i përket bllokimit në rast të mospagesës, si dhe bartjes dhe zhvendosjes së automjeteve. Bazuar në aktgjykimin e Supremes, drafti parasheh që këto veprime të bëhen vetëm me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit Komunal.

Afati për pagesë pas parkimit synohet të zgjatet nga 10 në 15 minuta, ndërsa do të zbatohen edhe tarifa shtesë në rast të mospagesës.

Po ashtu, synohet të rritet ndëshkimi ndaj operatorëve ilegalë, ku parashihen gjoba deri në 1 mijë euro si dhe konfiskimi i automjetit.

“Nëse personi juridik operon pa leje për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse sipas kësaj rregulloreje, do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje në shumë prej njëqindepesëdhjetë eurosh deri në një mijë euro. 3.1 Në rast të përsëritjes së shkeljes për herë të dytë, përveç gjobës së paraparë në pikën 3 të kësaj dispozite, me vendim urdhërohet mbyllja e parkingut. 3.2 Nëse operatori haset duke ushtruar veprimtarinë pas nxjerrjes së vendimit për mbyllje, do të bëhet konfiskimi i automjeteve të gjendura në parking, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në draftin për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores.

Në draft janë shtuar edhe mënyra të reja të pagesës, ndërsa kërkohet që të ketë të paktën dy mënyra funksionale të pagesës në çdo zonë.

Aty parashihet që ndërmarrja obligohet t’i rimbursojë qytetarët për gabimet teknike gjatë pagesës, brenda 15 ditësh. Por, mënyrën dhe detajet e rimbursimit do t’i përcaktojë një akt i brendshëm i “Prishtina Parking”.

Liridon Salihu nga GLPS-ja thotë se edhe në draftin me ndryshime ende nuk janë adresuar në mënyrë të plotë kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Ai thotë se mungon një procedurë e qartë për ankesat e qytetarëve, të cilën e ka kërkuar edhe Gjykata Supreme.

Sipas tij, sa i përket çështjes së konfiskimit të veturave, mund të ketë edhe veprime të kundërligjshme.

“Një pjesë tjetër që është shumë shqetësuese është te parkingjet që veprojnë pa leje, ku në rregullore thuhet se të gjitha veturat që janë brenda këtyre parkingjeve do të konfiskohen. Duhet ta kemi parasysh një çështje që ka qenë edhe dilemë edhe kur e kemi atakuar rregulloren, draftin e parë: Konfiskimi i pronës së qytetarit nuk mund të bëhet pa një vendim gjyqësor. Kështu që çfarëdo rregulloreje që nxirret nga ana e komunave ose edhe e Ministrive apo cilido institucion tjetër, e cila parasheh konfiskim të pronave të qytetarëve pa një vendim gjyqësor është e kundërligjshme sepse bie në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese”, ka thënë Salihu.

Ai e ka quajtur sinjal të mirë të komunës iniciativën për ndryshimin e kësaj rregulloreje, por ka theksuar se ajo duhet të jetë e harmonizuar me dispozitat ligjore, në mënyrë që të mos cenojë asnjë të drejtë të qytetarëve.

Ky draft është në konsultim publik deri më 24 shtator 2026.