Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se është neutralizuar një dron me eksploziv që cak e kishte Kryeministrinë.
“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar ta godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk ka student që i shkon mendja ta vë në jetë këtë plan, duke shtuar se këtu është një dorë e huaj.
Këto deklarata i ka bërë në një video të drejtpërdrejtë në faqen e tij në Facebook.