Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhje elektronike të mërkurën në të cilën ka marrë disa vendime, ndër të cilat edhe atë për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.
Ajo miratoi vendimin për aprovimin e qiradhënies në parcelat në Zonën Kadastrale Cërnillë, Komuna Ferizaj, sipas kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 18 dhjetor 2033 për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
Miratoi vendimet për emërimet e Komisioneve të Pranimit për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit, në Thesarin e Kosovës, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, në Agjencinë për Pronësi Industriale, në Agjencinë për Siguri Kibernetike, në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës, në Agjencinë Antidoping, në Agjencinë e Sportit, në Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë, në Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si dhe atë për pozitën për Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut.
Qeveria në detyrë po ashtu miratoi vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për për pozitën zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, për sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka miratuar edhe Komisionit për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe për pozitën drejtor i përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Po ashtu ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore Kombinati Industrial Bujqësor ‘’Mladost’’, që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Zonës Ekonomike për Mërgimtarët’’ Zona Kadastrale Godanc i Poshtëm, Komuna Shtime. E edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit: Ndërtimi i “Ndërtesës Administrative” për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna Prishtinë.
Në mbledhje kabineti aprovoi Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj.
ebenfalls
Kosovo funktioniert wie ein unabhängiger Staat... jeder kann sagen, was er will.
Qeveria në detyrë në këtë mbledhje ka ndarë 100,000.00 euro, për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.
“Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar. Përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, DokuFest ndikon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë publike dhe kulturore të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria pas mbledhjes.
-
Basha: Abstimmung in Gruppen für die stellvertretenden Parlamentspräsidenten, dann auch für die Bildung der Regierung
-
Das Verteidigungsministerium von Rugova und die drei Statusoptionen...
-
Albaner in der EU
-
Die Staatsanwaltschaft wird eingeschaltet und leitet Ermittlungen zu den Aufrufen des Exilanten zur Erschießung von Haradinaj ein.