Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Qeveria kërkon forcimin und bashkëpunimit mir komunat per mbrojtjen und të drejtave të comuniteteve

Kurti

Foto: Driton Pacharada

Zyra e Kryeministrit, përkatësisht Zyra e Zëvendëskryeministrit për Çështjet e Komuniteteve dhe Bashkëpunim, ka mbajtur takim me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, ku është diskutuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, sfidat me të cilat përballen qytetarët në nivel lokal, si dhe nevojën për koordinim më të madh ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, raporton Ekonomia Online.

Në takim ka folur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka theksuar se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe se të drejtat e komuniteteve duhet të garantohen jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe të zbatohen në praktikë.

“Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve nuk duhet të kuptohet vetëm përmes zbatimit të kornizës ekzistuese ligjore dhe institucionale, por edhe përmes përfitimeve që i kanë të gjithë qytetarët barabartë. Pikërisht këtu qëndron një nga çështjet më të rëndësishme që është evidentuar edhe gjatë diskutimeve me komunitetet. Në shumë raste, sfida nuk lidhet me mungesën e të drejtave të garantuara, por me zbatimin e tyre në nivel praktik dhe lokal dhe rrjedhimisht me dobinë që duhet ta kenë qytetarët”, ka thënë Kurti.

Ai ka vlerësuar se Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim kanë rol të rëndësishëm institucional, pasi ato janë pjesë përbërëse e administratës komunale dhe kanë mandat në identifikimin, promovimin, mbështetjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e politikave që lidhen me të drejtat e komuniteteve.

“Ato kanë gjithashtu rol në lehtësimin e qasjes së barabartë në shërbimet publike dhe në identifikimin e nevojave në nivel lokal. Andaj, roli i tyre nuk duhet të kufizohet vetëm në përcjelljen e informatave, por në zbatimin e aktiviteteve të veçanta. Zyrat duhet të kenë një rol aktiv në mbajtjen e kontakteve të rregullta me komunitetet, në identifikimin e problemeve, adresimin e tyre tek institucionet përgjegjëse, përcjelljen e trajtimit të rasteve dhe raportimin e rregullt për zhvillimet në nivelin lokal. Kjo posaçërisht është e rëndësishme sepse një pjesë e madhe e çështjeve që lidhen me komunitetet shfaqet pikërisht në nivelin lokal. Arsimi, punësimi, qasja në shërbimet publike, të drejtat gjuhësore, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi, infrastruktura dhe pjesëmarrja në vendimmarrje janë fusha ku nevojitet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se sfidat ndryshojnë nga një komunitet te tjetri dhe nga një komunë te tjetra, prandaj institucionet duhet të kenë qasje të përshtatura sipas nevojave specifike në terren.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, duke theksuar se çështjet që identifikohen në nivel lokal shpesh kërkojnë angazhimin e disa institucioneve.

Në takim ka folur edhe zëvendëskryeministri për Çështjet e Komuniteteve dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili ka thënë se një prej prioriteteve të zyrës që nga fillimi i këtij viti ka qenë dëgjimi i drejtpërdrejtë i komuniteteve jo-shumicë dhe adresimi i nevojave të tyre.

Ai ka theksuar rëndësinë e Zyrave për Komunitete në adresimin e problemeve dhe në sigurimin që të drejtat e qytetarëve të zbatohen në praktikë.

“Këtu, Zyra për Komunitete ka një rol të rëndësishëm. Ju jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, i njihni nga afër nevojat lokale, vështirësitë e qytetarëve, por edhe fushat ku është arritur përparim. Prandaj, zyrat për komunitete nuk duhet të jenë vetëm vend ku evidencohen problemet; ato duhet të jenë mekanizma funksionalë lokalë ku problemet identifikohen, adresohen tek institucionet përgjegjëse, përmes të cilave merret trajtimi i tyre. Duhet të nënvizojmë një parim që e konsideroj veçanërisht të rëndësishëm: realizimi i të drejtave dhe qasjes në shërbime publike nuk duhet të varet nga komuna në të cilën jeton qytetari — qoftë në Prizren, Mamushë, Shtërpcë, Graçanicë apo në cilëndo komunë tjetër të vendit tonë. Qytetarët duhet të kenë të njëjtën siguri dhe realizim të të drejtave dhe qasjes në shërbimet që u garanton shteti”, ka deklaruar Damka.

Sipas tij, nevojitet zvogëlimi i dallimeve në kapacitetet e komunave, ndarja e praktikave të mira dhe fuqizimi i koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Damka ka theksuar se Zyrat për Komunitete janë një prej hallkave kryesore të këtij komunikimi, duke kërkuar që ato të shërbejnë jo vetëm për evidentimin e problemeve, por edhe për identifikimin e praktikave që kanë dhënë rezultate.

Keine Beschreibung verfügbar.