Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Protest vor der Regierung: Wir werden nicht aufhören bis zum Ende

Protest vor der Regierung: Wir werden nicht aufhören bis zum Ende

“UÇK-ja ka nevojë për ne e ne do t’i përgjigjemi”, ka thënë të enjten në mbrëmje Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të tubimeve ditëve të fundit kundër dënimit të Speciales ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haziri dhe folës të tjerë kanë thënë se do të vazhdojnë protestat pa ndalur.

Ata kanë bërë thirrje që protestat të jenë paqësore. Në turmë të enjten kanë qenë edhe fëmijët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Një ditë më parë, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte e Veseli me 18. Pos tyre edhe Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim e Rexhep Selimi me 13.

Protesta janë paralajmëruar në vazhdimësi. Të premten është bërë thirrje për protestë edhe nga veteranët e luftës.