Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka dërguar mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Serbi.
Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë që më 25 tetor të marrin pjesë “sa më masivisht” në zgjedhjet parlamentare atje.
“Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e saj.
Presidentja ka theksuar se pjesëmarrja në votim kontribuon në përfaqësim politik dhe përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Luginë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve. Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!” ka thënë ajo.
Partitë politike shqiptare të Luginës do të garojnë në një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. “Koalicioni Shqiptar” u quajt lista e përbashkët e tyre. Bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në Luginë, kurdo që ka ndodhur, është përkthyer në rezultat më të mirë zgjedhor, dhe përfaqësim më të madh në numër në Kuvendin me 250 ulëse të Serbisë. Por, kur nuk ishin bashkë, i vetmi që zakonisht i përfaqësonte viteve të fundit ishte Shaip Kamberi.
ebenfalls
„Vatra“ warnt vor der Streichung von Albanern aus den serbischen Wählerlisten.
Im Jahr 2020 traten erstmals alle albanischen Parteien aus dem Preševo-Tal gemeinsam auf einer einzigen Liste an. Es war auch das erste Mal, dass Albaner drei Sitze im serbischen Parlament errangen.
-
Die Regierung stellt über 1.850.000 Euro für Albaner im Presheva-Tal bereit.
-
Internationale Akteure äußern die Erwartung, mit Präsident Shiroka-Pula zusammenzuarbeiten.
-
Der slowenische Präsident gratuliert Shiroka-Pula: Ich erwarte eine konstruktive Zusammenarbeit
-
Begaj gratuliert Shiroka-Pula: Albanien und Kosovo werden gemeinsam auf die EU hinarbeiten.