Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Innerhalb von acht Monaten wurden über 160.000 Online-Bestellungen nach Kosovo geliefert.

Kosovo-Zoll

Sipas Doganës, dërgesat përzgjidhen për kontroll përmes sistemit të menaxhimit të riskut, ndërsa në rastet kur vlerësohet e nevojshme, kryen edhe kontroll fizik të tyre. Ekonomisti Fidan Qerimi e konsideron rritjen e blerjeve online si një zhvillim me aspekte pozitive, por edhe negative, veçanërisht sa i përket konkurrencës me bizneset vendore

Dërgesat dhe blerjet online tashmë bëhen vetëm me një klikim. 

Por, krahas lehtësimit për konsumatorët, ato sjellin edhe nevojën për kontroll të mallrave që hyjnë në Kosovë.

Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se dërgesat e blera përmes internetit përzgjidhen për kontroll përmes sistemeve të menaxhimit të riskut.

“Dogana e Kosovës përdor sistemet e menaxhimit të riskut, përfshirë sistemin ASYCUDA, për identifikimin dhe përzgjedhjen e dërgesave që mund të kërkojnë kontrolle shtesë. Për dërgesat e blera online, përzgjedhja bazohet në faktorë të ndryshëm të riskut, si natyra e mallit, vlera e deklaruar dhe elemente të tjera relevante për vlerësimin doganor”, thuhet në përgjigjen nga Dogana.

Kontrollet mund të jenë dokumentare, ndërsa në rastet kur vlerësohet e nevojshme, Dogana kryen edhe kontroll fizik të dërgesave.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, mbi 160 mijë dërgesa nga blerjet online kanë hyrë në Kosovë gjatë tetë muajve të këtij viti.

Derisa blerjet online po marrin gjithnjë e më shumë hapësirë, të dhënat e Eurostat tregojnë se 78% e evropianëve kanë bërë blerje online. 

Ndërkaq, pjesa e shitjeve fizike në shpenzimet e përgjithshme të konsumatorëve evropianë ka rënë për të katërtin vit radhazi, duke zbritur në 31.9%.

Ekonomisti Fidan Qerimi e konsideron rritjen e blerjeve online si një zhvillim me aspekte pozitive, por edhe negative, veçanërisht sa i përket konkurrencës me bizneset vendore.

“Rritja e blerjeve online nga jashtë dhe nga tregu kosovar mendoj që ka dy efekte: Në njërën anë, për konsumatorët ka një zgjedhje më të madhe të produkteve, kemi qasje në produkte të cilat nuk janë në tregun vendor. Do të thotë, ky është aspekti pozitiv. Por në anën tjetër, do të thotë sa i përket konkurrencës dhe bizneseve vendore, do të thotë është një presion i drejtpërdrejtë ku sidomos kompanitë globale janë në pozicion shumë më të favorshëm për shkak se qasja e tyre në tregjet globale dhe… dhe furnizimet me sasi më të mëdha do të thotë normalisht u krijojnë një avantazh në furnizim me çmime më të lira dhe janë shumë konkurrente ndaj produkteve vendore ose kompanive që shesin produkte në vend”, ka thënë Qerimi.

Kosova ka një varësi të lartë nga importi edhe në disa prej kategorive kryesore të produkteve që blihen online.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2025, vetëm në sektorin e tekstilit dhe rrobave, importi arrin në 383 milionë euro.

Te këpucët dhe artikujt e lëkurës, importi kalon shifrën 87 milionë euro.

Ndërkaq, te produktet e industrisë kimike, ku përfshihet edhe kozmetika dhe artikujt e tjerë të kësaj natyre, importi arrin në 532 milionë euro.