Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

PDK und Allianz fordern Rückkehr ins Parlament: VV hat die Demokratie im Land unterdrückt

PDK-Allianz

Foto: Driton Pacharada

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish të martën në sallën plenare të Kuvendit, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se ka suprimuar demokracinë në vend, përmes bllokimit të funksionalizimit të Kuvendit.

Sipas tij, prej vitit 1999, Kosova nuk ka pasur gjendje më të rëndë sesa sot.

“E kemi një gjendje të përhershme të shkeljes kushtetutës dhe sundimit të demokracisë. Prej vitit 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë sesa sot”, tha ai.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se edhe sot po vazhdon bllokimi i Kuvendit.

Ai ka thënë se partia në pushtet ka deklaruar se pas një marrëveshjeje për presidentin do të thirret seanca për konstituim, porse sipas tij, ani pse kjo marrëveshje është arritur, seanca sërish nuk u thirr.

Ka shtuar se qëllimi nuk është për të arritur zgjidhje, por për të diskutuar për poste.

“Sipas kalkulimit numerik çështja e presidentit është e zgjidhur. Aleanca e ka qëndrimin e saj nga fillimi. Kemi dhënë ofertë për Kosovën, jemi larguar nga kërkesat dhe kemi thënë bëni institucionet. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë fjalë të vetme për kërkesat tona. Mos ja mësyni nga Aleanca, sepse ne kemi qëndrim. Qëndrimi ynë është i thjeshtë për shtet, energji, për integrim e mbi të gjitha për jetë më të mirë të qytetarëve. Nuk na intereson çfarë marrëveshje ka ndodhë. Aleanca qëndron mbi atë që e ka kontratë politike, gjashtë pikat e veta”, ka thënë ai.

Të hënën Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit. Sot të dyja partitë kanë thirrur kryesitë për këtë çështje.

Më 5 shtator bëhen 30 ditë që kur u betuan deputetët. Në aktvendimin e rastit të vitit të shkuar, Gjykata Kushtetuese pati vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh prej nisjes së seancës konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Nach Inkrafttreten der Verfassung beginnen die verfassungsmäßigen Amtszeiten für die Regierung und den Präsidenten.