Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Trotz der Preiserhöhungen sagt MINTI, dass es keinen Missbrauch bei den Kraftstoffpreisen gebe.

nAF

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se nuk ka vërejtur abuzim me çmimin e shitjes së derivateve nëpër pikat në Kosovë. 

Ministria ka deklaruar se kur verifikon abuzim nga kompanitë, do ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të vendimit të përcaktimit të marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë. 

“Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve”, thuhet në njoftim.

Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është 1. 83 euro, ndërsa në pompat e derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro. 

Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1. 54 euro dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1. 61 deri 1.67 euro.

MINTI rritjen e çmimit të derivateve e ka arsyetuar me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e mesme dhe rritjes së çmimit në furnizim, duke theksuar se kjo nuk është i rrjedhojë e lëvizjes së çmimit brenda vendit. 

Ministria pati njoftuar më 4 shtator se çmimi i naftës dhe benzinës do të përcaktohej nga vetë tregu, që nënkuptonte se kompanitë kishin mundësi t’i përshtatin çmimet në bazë të kostos së importit, sasisë së derivateve të importuara dhe marzhës që përcaktojnë për shitje. Megjithatë, MINTI një javë më vonë pati deklaruar se do të vendosë çmimet tavan për derivatet po që se vërehen abuzime apo tendencë për abuzime nga tregtarët. 

Që kur MINTI ndali përcaktimin e çmimit tavan, nafta ka arritur të shitet deri në mbi 20 centë më shtrenjtë. 1.72 euro u shit më 3 shtator, sipas çmimit maksimal të lejuar nga Ministria atë ditë.