---
description: Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.Vjosa OsmaniPresidentja Vjosa Osman
title: Pasuria e liderëve shtetërorë
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/20/88f0fd03-14c2-4404-a938-d3aa25702311.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Osmani. Konjufca. Kurti

# Pasuria e liderëve shtetërorë

![Lideret](https://resources.koha.net/images/2024/April/20/88f0fd03-14c2-4404-a938-d3aa25702311.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 prill 2024 12:24
- Shpërndaje në:

- 20 prill 2024 12:24
- Shpërndaje në:

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

**Vjosa Osmani**

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar bashkë me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6,000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime në varg – njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro.

Në blerjen e pronës prej mbi gjysmë milion eurosh, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga "shitja e shtepisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e  
trashëgimisë), kursime, hua familjare". 

Ajo ka deklaruar po ashtu një veturë në vlerë 10 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Ndërsa, edhe dy kredi, një 40 mijë euro dhe tjetra 65 mijë euro.

[Edhe ![Haradinaj pasuri milionëshe, Kurti më “i varfri” mes liderëve](https://resources.koha.net/images/2024/April/19/d8153f97-b973-4a3b-9cb7-06cb6afece33.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 pri 2024 Haradinaj pasuri milionëshe, Kurti më “i varfri” mes liderëve](https://www.koha.net/arberi/haradinaj-pasuri-milioneshe-kurti-me-i-varfri-mes-lidereve)

Paga neto vjetore e saj është 33,070 euro, kurse e bashkëshortit 17,173 euro.

[**KËTU**](https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Vjosa-Osmani-Sadriu.pdf) mund ta shihni pasurinë e Osmanit

**Glauk Konjufca**

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar nëntë prona, tri prej të cilave të trashëguara (tokë), pesë të blera – tri banesa, një depo, një parking - e një shtëpi e ndërtuar. Megjithatë, vetëm tri nga këto i ka deklaruar në pronësi të veten. Gjashtë të tjerat të prindërve.

Konjufca e ka të deklaruar edhe një veturë në vlerë 3,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

Po ashtu, ka të deklaruar mbi 61 mijë euro kredi.

[Edhe ![Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/4cfe1d2e-036a-44cd-9c6b-90011d7eb514.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 pri 2026 Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh](https://www.koha.net/arberi/kurtit-i-shtrenjtohet-qiraja-e-i-ulen-kursimet-haxhiu-me-kredi-prej-160-mije-eurosh)

Paga neto vjetore e tij është 27,555 euro.

[**KËTU**](https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Glauk-Konjufca.pdf) mund ta shihni pasurinë e Konjufcës

**Albin Kurti**

Kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 400,000 eurosh dhe të blerë me kredi.

Në bankë ka deklaruar para të gatshme rreth 1,500 euro nga paga dhe në llogarinë e bashkëshortes 2,500 euro.

[Edhe ![Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/4cfe1d2e-036a-44cd-9c6b-90011d7eb514.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 pri 2026 Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë](https://www.koha.net/arberi/publikohet-vlera-e-deklaruar-e-pasurise-se-kurtit)

Ndërsa, pagë neto vjetore 19,043 euro.

[**KËTU**](https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Albin-Kurti.pdf) mund ta shihni pasurinë e Kurtit

[#lider](https://www.koha.net/tag/lider) [#deklarimi i pasurisë](https://www.koha.net/tag/deklarimi-i-pasurise)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pasuria e Osmanit: Mori mbi 11 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/a48a80c5-2944-4a59-a858-8fda08b0df0f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 pri 2025 Pasuria e Osmanit: Mori mbi 11 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit](https://www.koha.net/arberi/pasuria-e-osmanit-mori-mbi-11-mije-euro-meditje-per-udhetimet-jashte-vendit)
- [![Politikanët milionerë me banesa, shtëpi, toka e kriptovaluta](https://resources.koha.net/images/2022/August/21/qeveria1661079904.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 maj 2023 Politikanët milionerë me banesa, shtëpi, toka e kriptovaluta](https://www.koha.net/arberi/politikanet-milionere-me-banesa-shtepi-toka-e-kriptovaluta)

[Arbëri.]() [Haxhimusa: Edhe këtë vit Kosova pritet të importojë energji elektrike deri në 250 milionë euro](https://www.koha.net/arberi/haxhimusa-edhe-kete-vit-kosova-pritet-te-importoje-energji-elektrike-deri-ne-250-milione-euro)

[Arbëri.]() [Sveçla për Ramën: Po vazhdon të mashtrojë, këtë shkatërrues mund ta ndalin vetëm qytetarët](https://www.koha.net/arberi/svecla-per-ramen-po-vazhdon-te-mashtroje-kete-shkaterrues-mund-ta-ndalin-vetem-qytetaret)

[Arbëri.]() [Kërçeli për sheshin “Xhorxh Bush”: Në kontratë ka shpërputhje aritmetike, duhej të anulohej tenderi](https://www.koha.net/arberi/kerceli-per-sheshin-xhorxh-bush-ne-kontrate-ka-shperputhje-aritmetike-duhej-te-anulohej-tenderi)

[Arbëri.]() [Kurti në Francë thekson rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe anëtarësimin në NATO](https://www.koha.net/arberi/kurti-pritet-ne-takim-nga-presidenti-i-senatit-te-frances-thekson-rendesine-qe-kosoves-ti-jepet-statusi-i-vendit-kandidat-dhe-anetaresimin-ne-nato)

[Futboll.]() [Presidentja Shiroka Pula viziton Përfaqësuesen e Kosovës: Vendi ynë beson në ju](https://www.koha.net/futboll/presidentja-shiroka-pula-viziton-perfaqesuesen-e-kosoves-vendi-yne-beson-ne-ju)

[Lifestyle.]() [FDA-ja kërkon paralajmërime të reja për rrezikun e dëmtimit të shikimit nga ilaçet për humbje peshe](https://www.koha.net/lifestyle/fda-ja-kerkon-paralajmerime-te-reja-per-rrezikun-e-demtimit-te-shikimit-nga-ilacet-per-humbje-peshe)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pasuria e liderëve shtetërorë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/pasuria-e-lidereve-shteterore","datePublished":"2024-04-20T12:24:22+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:05:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":320,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.Vjosa OsmaniPresidentja Vjosa Osman","url":"https://www.koha.net/arberi/pasuria-e-lidereve-shteterore","keywords":"lider, deklarimi i pasurisë","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/20/88f0fd03-14c2-4404-a938-d3aa25702311.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
