Pas alarmit të Bankës Gjermane për Zhvillim për 159 nënstacione të pakontrolluara në rrjetin e “Termokosit”, qytetarët tregojnë problemet që kanë përjetuar gjatë dimrit. Ata treguan se banesat në katet e larta nuk janë ngrohur mjaftueshëm, ndërsa fatura ka qenë edhe më e lartë. Ndërkaq, opozita në Prishtinë ka ngritur dyshime për mënyrën se ku është zgjeruar rrjeti i ngrohjes.
Lulzim Gashi e ka ndier gjatë dimrit atë që Banka Gjermane për Zhvillim e ka listuar si problem, kur e ka paralajmëruar “Termokosin” se mund t’ia ndërpresë mbështetjen në projektin 80-milionësh për ndërtimin e një impianti të madh solar për ngrohje.
Ky qytetar i Prishtinës thotë se banesa e tij u ngroh pak.
“Në katet ku banojmë ne, në katet më të larta, nuk është nxemja e njëjtë si në katet e ulëta, kurse fatura është e njëjtë, ose edhe më të larta, siç ka ndodhur në muajin shkurt. Diku 40 euro ka qenë vlera më e lartë se zakonisht, rreth 90-ve në bazë të metrave katrorë, 90 euro e kam fjalën”, ka treguar Gashi.
Atë që Gashi e ka përjetuar si ngrohje të pamjaftueshme, Banka Gjermane e ka përshkruar si një prej pasojave të mundshme të problemeve.
Në letrën e saj, kjo bankë ka ngritur shqetësimin për 159 nënstacione të pakontrolluara dhe pjesërisht të paregjistruara. Sipas KfW-së, këto mund të shkaktojnë çekuilibrime në sistem, probleme hidraulike dhe, përfundimisht, furnizim të pamjaftueshëm me ngrohje.
ebenfalls
KfW warnt vor Beendigung der Unterstützung für Termokos im 87-Millionen-Euro-Projekt
Disa banorë thanë se shkaku i ngrohjes së pamjaftueshme, nuk i kanë paguar faturat mujore, ndërsa rastet u janë dërguar për përmbarim.
Ndërkaq, në “Termokos” thanë se ndërhyrja në këto 159 nënstacione nuk ndikon në faturimin e konsumatorëve të regjistruar.
“Çështja është që këto nënstacione 159 nga 800 sa janë në total të rregullohen me intervenime të pjesshme, që të automatizohen sikurse pjesa tjetër e nënstacioneve. Ky rregullim nuk ka ndikim as në faturimin e as në inkasimin e mjeteve për shërbimet e ngrohjes për këto ndërtesa”, është thënë në përgjigjen e Termokosit.
Por 159 nënstacionet nuk janë problemi i vetëm që ka përmendur Banka Gjermane, e cila e mbështet projektin me grantin prej 31.6 milionë eurosh, krahas 21.5 milionë eurove të BE-së, 23.2 milionë euro kredi sovrane nga BERZH-i dhe 4.4 milionë euro investim vetanak.
Sipas KfW-së, një numër i konsiderueshëm i nënstacioneve janë konsumatorë të panjohur dhe të paregjistruar dhe se zgjerimi nuk është bërë me miratimin paraprak të saj.
Në kohën kur kjo çështje po trajtohet mes “Termokosit” dhe KfW-së, opozita në Komunën e Prishtinës ka ngritur edhe dyshime për mënyrën se ku është zgjeruar rrjeti.
“Deri diku kemi pas njohuri përmes ankesave të qytetarëve se rrjeti po shtrihet aty ku ka interesa, grupe të Përparim Ramës e të LDK-së, nëpër lagje të caktuara, e që kjo pastaj u vërtetua sepse edhe Banka Gjermane për Zhvillim në letrën për të cilën po flasim ka përmendur këtë fakt që shtrirja e rrjetit të ngrohjes ka ndodhur pa e njoftuar partnerin kryesor, në këtë rast KfW-në gjermane”, ka thënë Gëzim Sveçla, kryetar i Grupit të Asamblistëve të LVV-së.
ebenfalls
ERO-Warnung verzögert Generalüberholung von Block B2
vor zwei Tagen, Zeit e publikoi letrën e KfW-së, në të cilën është paralajmëruar se problemi me nënstacionet dhe probleme të tjera të identifikuara, mund të rrezikojnë edhe mbështetjen për projektin shumëmilionësh, “Solar 4 Kosovo”.
Rezana Bozhlani