---
description: Në prag të nisjes së misionit të parë të Forcës së Sigurisë në një zonë me rrezikshmëri të lartë siç është Gaza, Ministria e Mbrojtjes ka iniciuar ndryshime lig
title: Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/18/1ab675ca-7e66-47dd-9a7f-be55fef8b4dd.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen

![FSK](https://resources.koha.net/images/2026/April/18/1ab675ca-7e66-47dd-9a7f-be55fef8b4dd.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 9 maj 2026 20:05
- Shpërndaje në:

- 9 maj 2026 20:05
- Shpërndaje në:

## Dërgimi i pjesëtarëve të FSK-së në misione ndërkombëtare me rrezikshmëri të lartë, si në Gazë, do të shoqërohet me garanci të reja ligjore për mbrojtje financiare. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes parashohin kompensim për ushtarët që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen në mision jashtë vendit

Në prag të nisjes së misionit të parë të Forcës së Sigurisë në një zonë me rrezikshmëri të lartë siç është Gaza, Ministria e Mbrojtjes ka iniciuar ndryshime ligjore, me të cilat ushtarëve që përjetojnë pasoja a trauma u garantohet kompensim.

Neni 5 i ligjit në fuqi për dërgimin e FSK-së jashtë vendit parasheh që personelit të kësaj force t’i sigurohen transporti, pajisjet e nevojshme për operacion dhe stërvitje, pagat, shtesat në paga, ushqimi, akomodimi, sigurimi shëndetësor, sigurimi jetësor. E me ndryshimet e propozuara listës i është shtuar edhe kompensimi për lëndim, kompensimi për humbje jete, apo për gjymtim në mision.

Forma e kompensimit saktësohet në një paragraf të ri, që është paraparë të përfshihet në ligj.

“Kompensimi për lëndim, apo gjymtim në mision, përfshirë edhe në rastet me trajtimin pas traumatik i bëhet pjesëtarit në rastet pas kthimit nga misioni, kushtimisht që kjo të ketë ndërlidhshmëri me misionin përkatës, ndërsa në rastet për humbje jete të pjesëtarit i bëhet kompensimi familjes së tij”, thuhet në draftin e projektligjit të hartuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Janë paraparë ndryshime edhe në dy nene të tjera.

[Edhe ![Kërkesa për dërgimin e FSK-së në Gazë procedohet në Kuvend](https://resources.koha.net/images/2026/March/05/0f2e030f-63ed-4a6e-bdc1-103a66594fb8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 mar 2026 Kërkesa për dërgimin e FSK-së në Gazë procedohet në Kuvend](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kerkesa-per-dergimin-e-fsk-se-ne-gaze-procedohet-ne-kuvend)

Bazuar në ligjin aktual, pas ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me propozim të Qeverisë, Kuvendi merr vendim për dërgimin e FSK-së jashtë vendit në operacionet ndërkombëtare të paqes.

E, ndryshimet parashohin që në disa raste kjo të bëhet edhe pa marrëveshje të ratifikuar. Bazuar në këtë dokument, me propozim të qeverisë, Kuvendi merr vendim edhe “në rastet kur pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare të paqes bëhet me ftesë të ndonjë organizate ndërkombëtare apo me ftesë të ndonjërit nga shtetet anëtare të organizatave ndërkombëtare të sigurisë, si dhe me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Ndryshimet listojnë edhe kompetenca shtesë për Komandantin e Përgjithshëm të FSK-së lidhur me një numër aktivitetesh jashtë vendi, për të cilat ligji aktual parasheh që vetëm ministri të marrë vendim. Tani, për disa sosh kërkohet urdhri paraprak i Komandantit.

“Për pjesëmarrjen e FSK-së në aktivitete të tjera ushtarake sipas nenit 9, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 (stërvitje dhe ushtrime tjera ushtarake), nënparagrafi 1.2 (arsimim dhe edukimi), nënparagrafi 1.3 (gara), nënparagrafi 1.4 (parada) dhe nënparagrafi 1.5 (aktivitetet sportive) të ligjit bazik, Komandanti i FSK-së lëshon urdhër, për të cilin njoftohet Ministri i Mbrojtjes. Ndërsa, për paragrafin 1.6 (shkëmbimin e personelit), sipas nenit 9 të këtij ligji, Ministri i Mbrojtjes nxjerr vendim, ndërsa Komandanti i FSK-së lëshon urdhër”, thuhet në draftin e këtij projektligji të hartuar nga Ministria.

[Edhe ![Shqipëria miraton ligjin, deri në 40 trupa do të dërgohen në Gazë](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/90169cac-932d-46f3-be86-5ee10b554072.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Shqipëria miraton ligjin, deri në 40 trupa do të dërgohen në Gazë](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-miraton-ligjin-deri-ne-40-trupa-do-te-dergohen-ne-gaze)

Ndryshimet e parapara në draftin e projektligjit nuk do të mund të procedohen në Kuvend, meqë legjislatura e dhjetë është shpërndarë, ndërsa duke qenë në detyrë, Qeveria nuk ka kompetencë të miratojë akte të tilla.

Vendimi i Qeverisë për ta dërguar FSK-në që të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza, e edhe Marrëveshja për anëtarësim në Bordin e Paqes janë miratuar në Kuvend, pak kohë para se ai të shpërndahet.

[#FSK](https://www.koha.net/tag/fsk) [#ushtria e kosoves](https://www.koha.net/tag/ushtria-e-kosoves) [#kompensim](https://www.koha.net/tag/kompensim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza](https://resources.koha.net/images/2026/September/07/c84a2955-453e-49bf-97e8-4d011f76fdb0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 sht 2026 Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza](https://www.koha.net/arberi/nenshkruhet-marreveshja-per-pjesemarrjen-e-fsk-se-ne-bordin-e-paqes-n-gaza)
- [![Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza](https://resources.koha.net/images/2026/July/12/6604ea74-478f-4fcb-b09d-fb09b6435966.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 kor 2026 Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza](https://www.koha.net/arberi/kontingjenti-i-dyte-i-fsk-se-i-bashkohet-misionit-paqeruajtes-ne-gaza)
- [![Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë](https://resources.koha.net/images/2026/February/17/5dac2c2c-e064-4a33-b7fb-c25d7dddbb8f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 pri 2026 Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë](https://www.koha.net/arberi/maqedonci-fsk-ja-do-te-kryeje-operacione-speciale-ne-gaze)

[Futboll.]() [Kosova U19 e nis me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-e-nis-me-humbje-raundin-e-dyte-kualifikues-per-euro-2027)

[Arbëri.]() [Tahiri për raportin e KE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi](https://www.koha.net/arberi/tahiri-per-raportin-e-ke-se-pergjigjja-ndaj-kritikave-duhet-te-jete-reflektimi-jo-arsyetimi)

[Arbëri.]() [Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm](https://www.koha.net/arberi/te-akuzuarit-per-sulmin-ne-iber-lepenc-deklarohen-serish-te-pafajshem)

[Arbëri.]() [Lushaku-Sadriu: Raporti i Komisionit Evropian konstatoi dështimin e kësaj qeverisjeje](https://www.koha.net/arberi/lushaku-sadriu-raporti-i-komisionit-evropian-konstatoi-deshtimin-e-kesaj-qeverisjeje)

[Futboll.]() [Akanji flet për rolin e Xhakës te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/akanji-flet-per-rolin-e-xhakes-te-zvicra)

[Arbëri.]() [Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/komisioni-hetimor-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt-cakton-disa-kandidate-per-eksperte-te-jashtem)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Parashihet kompensim për ushtarët e FSK-së që lëndohen, humbin jetën apo gjymtohen","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/parashihet-kompensim-per-ushtaret-e-fsk-se-qe-lendohen-humbin-jeten-apo-gjymtohen","datePublished":"2026-05-09T20:05:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:30:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":564,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në prag të nisjes së misionit të parë të Forcës së Sigurisë në një zonë me rrezikshmëri të lartë siç është Gaza, Ministria e Mbrojtjes ka iniciuar ndryshime lig","url":"https://www.koha.net/arberi/parashihet-kompensim-per-ushtaret-e-fsk-se-qe-lendohen-humbin-jeten-apo-gjymtohen","keywords":"FSK, ushtria e kosoves, kompensim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/18/1ab675ca-7e66-47dd-9a7f-be55fef8b4dd.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
