Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Der wegen Bedrohung von Kurti Angeklagte erscheint vor Gericht

Kadri

Është paraqitur në Gjykatë Kadri Xhemajli, i akuzuar për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancë mungon i dëmtuari Albin Kurti.

Gjyqtari Rrahman Beqiri, tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemajli, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.