Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim dy protestuesve që kapën dhunshëm deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, duke e kthyer brenda rrethojave të Kuvendit.
Rasti që ndodhi ditën e djeshme u cilësua si “sulm ndaj personit zyrtar” nga Prokuroria.
Një nga të arrestuarit është pjesë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
E në një reagim të mëvonshëm, deputeti Rexhepi ka thënë se protestuesit nuk e kanë kauzë UÇK-në.