---
description: Vjosa Osmani ka njoftuar se pjesë e listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe eksperti i sundimit të ligjit, Bardhyl Hasanpaj.“Nga garat si stud
title: Osmani njofton për aderimin e Bardhyl Hasanpapajt
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/08/022de5a7-aa67-4914-96fb-548949a4c1ac.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Osmani njofton për aderimin e Bardhyl Hasanpapajt

![Vjosa Osmani \& Bardhyl Hasanpapaj](https://resources.koha.net/images/2026/May/08/022de5a7-aa67-4914-96fb-548949a4c1ac.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 maj 2026 17:18
- Shpërndaje në:

- 8 maj 2026 17:18
- Shpërndaje në:

Vjosa Osmani ka njoftuar se pjesë e listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe eksperti i sundimit të ligjit, Bardhyl Hasanpapaj.

“Nga garat si studentë, në një garë të përbashkët e vendimtare për Kosovën! Me Dr.sc. Bardhyl Hasanpapajn, rrugëtimi ynë nuk filloi në politikë. Filloi në vitin 2001, si dy studentë të rinj që bartnim ëndrra të mëdha dhe përfaqësonim Universitetin e Prishtinës në garat më prestigjioze ndërkombëtare të drejtësisë. Bardhi, përveçse njihet si një zë i arsyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali. Si ekspert i sundimit të ligjit, dijen profesionale e ka shndërruar edhe në ndërmarrësi, duke udhëhequr projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD”, ka njoftuar ajo.

Por përkundër të gjitha arritjeve, Osmani ka thënë se Bardhyli ka mbetur njeri i thjeshtë.

“Një mik i mirë. Një profesionist që nuk u largua kurrë nga dëshira për t’i dhënë Kosovës më shumë. E mbi të gjitha, një malsor që kurrë nuk e shkelë besën e dhënë. Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Deri tash, Osmani ka njoftuar se i janë bashkuar edhe ish-deputetët e VV-së nga radhët e Guxo, Jeta Statovci e Albena Reshitaj.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#Bardhyl Hasanpapaj](https://www.koha.net/tag/bardhyl-hasanpapaj)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hasanpapaj: Jam në listën e LDK-së, por s’jam pjesë e partisë](https://resources.koha.net/images/2026/May/11/a85ab710-a871-447a-996b-5663e2fdd5d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 maj 2026 Hasanpapaj: Jam në listën e LDK-së, por s’jam pjesë e partisë](https://www.koha.net/arberi/hasanpapaj-osmanin-do-ta-beje-populli-presidente)
- [![Osmani lavdëron Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/8f98c3a0-753e-414b-bd2a-ee92660c2e7e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 gus 2026 Osmani lavdëron Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit](https://www.koha.net/arberi/osmani-lavderon-sejdiun-figure-qe-e-njeh-nga-afer-shtetin-institucionet-dhe-sfidat-e-vendit)
- [![Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/April/04/9fb30a3e-204a-4288-ab52-4b10da96ed54.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 qer 2026 Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin](https://www.koha.net/arberi/osmani-kompromisi-kerkohet-per-qeverine-kuvendin-e-presidentin)
- [![Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/813e04ab-a197-4bae-960a-fe4c271d5371.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 8 qer 2026 Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/vjosa-osmani-terhiqet-pas-reagimeve-e-pdk-ja-ska-vija-te-kuqe)
- [![Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/813e04ab-a197-4bae-960a-fe4c271d5371.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 8 qer 2026 Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/osmani-emri-im-nuk-do-te-behet-pengese-per-krijimin-e-institucioneve)

[Showbiz.]() [Mariah Carey është gjithmonë gati për Krishtlindje, edhe në mes të verës](https://www.koha.net/showbiz/mariah-carey-eshte-gjithmone-gati-per-krishtlindje-edhe-ne-mes-te-veres)

[Futboll.]() [Izraeli pa një lojtar titullar ndaj Kosovës](https://www.koha.net/futboll/izraeli-pa-nje-lojtar-titullar-ndaj-kosoves)

[Botë.]() [Kërcënime të reja me bomba, evakuohen shkolla të tjera në Itali](https://www.koha.net/bote/kercenime-te-reja-me-bomba-evakuohen-shkolla-te-tjera-ne-itali)

[Futboll.]() [SHBA-ja tërhiqet nga Kupa e Botës U17 në Katar](https://www.koha.net/futboll/shba-ja-terhiqet-nga-kupa-e-botes-u17-ne-katar-1)

[Arbëri.]() [Shtyhet seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj](https://www.koha.net/arberi/shtyhet-seanca-fillestare-ndaj-jeton-sylajt-i-akuzuar-per-kanosjen-e-ish-bashkeshortes-arlinda-zekaj)

[Botë.]() [Ukraina raporton sërish reduktim të shërbimit satelitor amerikan “Starshield”](https://www.koha.net/bote/ukraina-raporton-serish-nderprerje-te-sherbimit-satelitor-amerikan-starshield)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Osmani njofton për aderimin e Bardhyl Hasanpapajt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/osmani-njofton-per-aderimin-e-bardhyl-hasanpajt","datePublished":"2026-05-08T17:18:41+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":289,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Vjosa Osmani ka njoftuar se pjesë e listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe eksperti i sundimit të ligjit, Bardhyl Hasanpaj.“Nga garat si stud","url":"https://www.koha.net/arberi/osmani-njofton-per-aderimin-e-bardhyl-hasanpajt","keywords":"vjosa osmani, Bardhyl Hasanpapaj","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/08/022de5a7-aa67-4914-96fb-548949a4c1ac.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
