Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Organisatoren appellieren an die Parteien, die Proteste gegen die Entscheidung des Sondergerichts nicht zu politisieren.

Protest - 18. September 2026

Foto: Driton Pacharada

Nga ora 21:00, për të katërtën natë radhazi, qytetarët janë thirrur të mblidhen në sheshet e Prishtinës për të kundërshtuar verdiktin dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Organizatorët thonë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe u bënë apel partive politike të heqin dorë nga mësymja për politizim.

Për të katërtën natë radhazi, në sheshet e Prishtinës, protestohet nga ora 21:00, kundër vendimit dënues të Gjykatës ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.

Një prej organizatorëve të protestave, Çlirim Haziri, tha se ato nuk do të ndalen, deri në realizimin e kërkesave. Haziri bëri thirrje që protesta të mos politizohet.

“Duhet ta dinë të gjitha partitë politike që, ne po jemi dëshmitarë të një tendence të madhe të të gjitha partive, si opozitare, si partive në pushtet, me e politizu. Dikush duke thënë se janë të partive opozitare e dikush të partisë në pushtet, po duhet me ditë që ky është zani i rinisë, një brez që UÇK-ja ka luftu për të e ky brez sot nuk bën me lënë vet. Ideja është me pasë një protestë dinjitoze e jo protestues që shkaktojnë probleme", u shpreh ai.

Protestë në shesh u mbajt edhe të premten mbrëmë nga ora 21:00. Në orët më të vona, një numër protestuesish vazhduan rrugën drejt zyrave të EULEX-it.

E, sipas Policisë, pas protestës para ndërtesës së EULEX-it, është shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

“Defilimet e tyre me vetura përveç krijimit të kolonave në trafik, kanë kryer edhe vozitje të rrezikshme, madje edhe kanë shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, por edhe për veten e tyre. Policia e Kosovës është detyruar që të ndërmarrë masa shtesë në trafik, të ndërpresë dhe riorientojë përkohësisht trafikun", thuhet në njoftimin e Policisë.

Krahas protestës në mbrëmje, gjatë ditës së premte mijëra qytetarë protestuan në shesh, të ftuar nga organizatat e dala nga lufta.

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se të tilla protesta do të organizohen përsëri.

“Ka mundësi që të mërkurën vendosim me pasë protestë. Por kemi menduar me decentralizua protestën. Ka mundësi me realizua në komuna ku i kemi degët tona që funksionojnë atje”, tha Syla.

Për të kundërshtuar verdiktin gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, protesta u organizuan edhe jashtë Kosovës.

Të shtunën, qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Speciales. Protesta u organizuan edhe në Koln dhe Mynih të Gjermanisë, Kanada, e Vjenë të Austrisë.

Egzona Mema