---
description: Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci,
title: Organizatat e dala nga lufta në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Ramiz Lladrovcin
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/12/bea9eb67-8d77-4785-8f11-7003add5c4da.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Organizatat e dala nga lufta në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Ramiz Lladrovcin

![Ramiz Lladrovci](https://resources.koha.net/images/2025/October/12/bea9eb67-8d77-4785-8f11-7003add5c4da.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 tetor 2026 16:55
- Shpërndaje në:

- 2 tetor 2026 16:55
- Shpërndaje në:

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci, duke e arsyetuar vendimin me, siç kanë thënë, mungesën e vazhdueshme të bashkëpunimit dhe përkrahjes nga ana e komunës.

Në njoftimin e tyre thuhet se organizatat janë përjashtuar nga aktivitetet dhe mbledhjet solemne të Komunës, përfshirë ato për data të rëndësishme si 17 shkurti, 5, 6 dhe 7 marsi, si dhe 14 qershori – Dita e Çlirimit.

Sipas tyre, kërkesat dhe nevojat e adresuara ndër vite janë refuzuar ose kanë mbetur pa përgjigje. Organizatat pretendojnë gjithashtu se, ndonëse rreth 50 organizata joqeveritare përfitojnë mbështetje nga Komuna e Drenasit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë marrë mbështetje, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

“Ky nuk është një vendim që e kemi zgjedhur, por është pasojë e një mosbashkëpunimi të vazhdueshëm institucional”, thuhet në njoftim.

Organizatat u kanë kërkuar falje familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke thënë se nuk mund ta vazhdojnë atë me një institucion që, sipas tyre, “në vend të përkrahjes, na pengon dhe na përçan”.

Në fund të njoftimit, organizatat kanë përmendur edhe “moslejimin dhe pengimin për shfrytëzimin e trojeve” si një nga çështjet që kanë ndikuar në vendimin e tyre.

[#Ramiz Lladrovci](https://www.koha.net/tag/ramiz-lladrovci) [#drenas](https://www.koha.net/tag/drenas) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit](https://resources.koha.net/images/2025/October/16/58493bd5-0a08-41eb-bb92-57802f1152e3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 tet 2025 Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit](https://www.koha.net/arberi/hajdari-lladrovci-nuk-u-kthye-ne-zyrat-e-pdk-se-por-ne-pronen-e-familjarit)
- [![Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje](https://resources.koha.net/images/2025/September/28/19861565-893d-45d5-a8d8-4a04bd8f2f97.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 15 tet 2025 Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/lladrovci-memli-krasniqi-eshte-dashur-te-jap-doreheqje)
- [![Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK](https://resources.koha.net/images/2025/July/27/17aeff3e-6548-4e2d-9904-4d19f9dca23e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 tet 2025 Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK](https://www.koha.net/arberi/ramiz-lladrovci-rikthehet-ne-pdk)
- [![Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit](https://resources.koha.net/images/2025/July/27/17aeff3e-6548-4e2d-9904-4d19f9dca23e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 12 tet 2025 Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/lladrovci-nese-festoni-festoni-me-qetesi-e-dashuri)
- [![Drenasi shtyn ekskursionin e maturantëve pas protestave në Shqipëri](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/45e9e034-e7a0-4588-80b7-3cd35fad45e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 tet 2026 Drenasi shtyn ekskursionin e maturantëve pas protestave në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/drenasi-shtyn-ekskursionin-e-maturanteve-pas-protestave-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Kuvendi e miraton në parim Projektbuxhetin e 2027-s](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-e-miraton-ne-parim-projektbuxhetin-e-2027-s)

[Arbëri.]() [Kuvendi miraton vendosjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-miraton-vendosjen-e-masave-te-emergjences-ne-furnizimin-me-energji)

[Arbëri.]() [Një person lëndohet nga erërat e forta në Ferizaj](https://www.koha.net/arberi/nje-person-lendohet-nga-ererat-e-forta-ne-ferizaj)

[Arbëri.]() [Kryeministri belg reagon me humor pasi Rama i afrohet nga pas: Duhet të jetë ai djali shqiptar](https://www.koha.net/arberi/kryeministri-belg-reagon-me-humor-pasi-rama-i-afrohet-nga-pas-duhet-te-jete-ai-djali-shqiptar-1)

[Arbëri.]() [Bytyqi: Çfarëdo ligji i ri për Specialen s’mund të ketë ndikim në vendimin në Hagë](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-cfaredo-ligji-i-ri-per-specialen-smund-te-kete-ndikim-ne-vendimin-ne-hage)

[Rajon.]() [Shefi i GP “Lista Studentore” përplaset me Vuçiqin për Radoiçiqin, ia përmend Banjskën](https://www.koha.net/rajon/shefi-i-listes-studentore-perplaset-me-vuciqin-per-radoiciqin-ia-permend-banjsken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Organizatat e dala nga lufta në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Ramiz Lladrovcin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/organizatat-e-dala-nga-lufta-ne-drenas-nderpresin-bashkepunimin-me-ramiz-lladrovcin","datePublished":"2026-10-02T16:55:53+02:00","dateModified":"2026-10-02T16:56:14+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":252,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci,","url":"https://www.koha.net/arberi/organizatat-e-dala-nga-lufta-ne-drenas-nderpresin-bashkepunimin-me-ramiz-lladrovcin","keywords":"Ramiz Lladrovci, drenas, lufta","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/12/bea9eb67-8d77-4785-8f11-7003add5c4da.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
