---
description: Është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt e për rastin nuk është ngritur ende aktakuzë. Në njëvjetorin e vrasjes, familjarët e së ndjerës kanë kërkuar ng
title: Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve
image: https://resources.koha.net/images/2023/December/15/Rruga---LIridona-Ademaj1702665810.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 29 nëntor 2024 20:38
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 29 nëntor 2024 20:38
- Shpërndaje në:

## Më 29 nëntor të vitit 2023 është vrarë Liridona Ademaj, gjatë një grabitjeje të inskenuar. Tre të dyshuarit kryesorë, nga të cilët edhe bashkëshorti i saj, ndodhen në paraburgim, por ndaj tyre ende nuk është ngritur aktakuzë. Familjarët e së ndjerës bënë apel për veprime të shpejta dhe për dënim maksimal.

Është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt e për rastin nuk është ngritur ende aktakuzë. Në njëvjetorin e vrasjes, familjarët e së ndjerës kanë kërkuar nga institucionet që sa më parë të nisë procesi gjyqësor. 

“Ngritja e një aktakuze sa më shpejt dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin dashamirës të Kosovës. Vrasja e Liridona Ademajt ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të tretë, duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryerësit Naim Murseli, sipas porosisë së tij, në mënyrë shumë dinake”, ka thënë Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës. 

I dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridonës është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes. Pas tij u arrestua edhe Granit Plava si doras dhe Kushtrim Kokalla si i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Të tre ndodhen në paraburgim që nga 3 dhjetori i 2023-tës.  
Në Prokurorinë Themelore nuk treguan se pse nuk ka aktakuzë apo kur do të ngrihet ajo.  

“Çështja penale, së cilës i referoheni, është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. 

Avokati Anton Nrecaj, i cili drejton qendrën për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal - Klard, thotë se ndonëse Prokuroria ka ende afat ligjor që të vazhdojë hetimet, ajo duhet të jetë më transparente për këtë rast.

“Publiku dhe ne si qytetarë që jetojmë këtu në Kosovë, natyrisht që kërkojmë dhe presim që ky proces jo të ketë një përfundim, po të ketë një fillim të mirëfilltë dhe në fund drejtësia të vihet në pah. Ne e kemi humbur një qytetare të Republikës së Kosovës, nga një vrasje e cila është vërtet vrasje shumë e rëndë që ka ndodhur në prezencë, dhe mu në mes të rrugës dhe në prezencë të fëmijëve, domethënë të të miturve”, ka deklaruar Ndrecaj. 

[Edhe ![Prokuroria: Të gjitha i ka planifikuar bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli](https://resources.koha.net/images/2023/December/02/liridona-murseli1701541515.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 15 jan 2025 Prokuroria: Të gjitha i ka planifikuar bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/prokuroria-te-gjitha-i-ka-planifikuar-bashkeshorti-i-viktimes-naim-murseli)

E, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se rëndësi kryesore ka kualiteti i hetimeve.

“Po flasim për një viktimë grua, e cila është vrarë në rrethana të rënda. Me vetë faktin se mund të kërkohet bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e cila nuk varet nga ana e Prokurorisë, por varet nga bashkëpunimi me shtete të ndryshme të Evropës, mund të themi që mund të arsyetohen ndoshta vonesat... Në asnjë rrethanë nuk guxon të dëmtohet sistemi i kualitetit të hetimeve në mënyrë që të kemi një aktakuzë të fortë, që lehtësisht mund të mbrohet në gjykatë”, ka thënë Ehat Miftaraj – drejtor Ekzekutiv i IKD-së

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares fillimisht u raportua nga Policia si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Sipas dosjes së Prokurorisë, bashkëshorti Naim Murseli kishte pajisur me armë dorasin dhe së bashku inskenuan një grabitje.

[#LIRIDONA ADEMAJ](https://www.koha.net/tag/liridona-ademaj) [#vrasje](https://www.koha.net/tag/vrasje) [#NAIM MURSELI](https://www.koha.net/tag/naim-murseli) [#GRANIT PLAVA](https://www.koha.net/tag/granit-plava) [#KUSHTRIM KOKALLA](https://www.koha.net/tag/kushtrim-kokalla)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt](https://resources.koha.net/images/2023/December/09/liridona-murseli17015415151702147464.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 jan 2025 Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt](https://www.koha.net/arberi/ngrihet-aktakuze-per-vrasjen-e-liridona-ademajt)
- [![Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/3b0728e5-20a3-46bd-b995-abcf99c80d88.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 21 pri 2026 Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt](https://www.koha.net/kronike/sot-shpallet-aktgjykimi-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-1)
- [![Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/3b0728e5-20a3-46bd-b995-abcf99c80d88.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 17 pri 2026 Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-murselin-plaven-e-kokallen)
- [![Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën](https://resources.koha.net/images/2026/March/26/3b0728e5-20a3-46bd-b995-abcf99c80d88.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 17 pri 2026 Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën e Kokallën](https://www.koha.net/kronike/sot-fjala-perfundimtare-ne-gjykimin-per-vrasjen-e-liridona-ademajt)

[Sporte të tjera.]() [Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-mposhtet-thelle-nga-hungaria-ne-ferizaj)

[Futboll.]() [Muçi del fitues përballë Alitit e Hadërgjonajt](https://www.koha.net/futboll/muci-del-fitues-perballe-alitit-e-hadergjonajt)

[Luftarake.]() [Bullgari Rumenov, fitues i turneut të boksit “Adem Jashari”](https://www.koha.net/luftarake/bullgari-rumenov-fitues-i-turneut-te-boksit-adem-jashari)

[Arbëri.]() [Nga nesër ndërprehen linjat e trenave për shkak të grevës](https://www.koha.net/arberi/nga-neser-nderprehen-linjat-e-trenave-per-shkak-te-greves)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nje-vit-pas-vrasjes-se-liridona-ademajt-prokuroria-ska-ngritur-aktakuze-ndaj-tre-te-dyshuarve","datePublished":"2024-11-29T20:38:47+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":563,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt e për rastin nuk është ngritur ende aktakuzë. Në njëvjetorin e vrasjes, familjarët e së ndjerës kanë kërkuar ng","url":"https://www.koha.net/arberi/nje-vit-pas-vrasjes-se-liridona-ademajt-prokuroria-ska-ngritur-aktakuze-ndaj-tre-te-dyshuarve","keywords":"LIRIDONA ADEMAJ, vrasje, NAIM MURSELI, GRANIT PLAVA, KUSHTRIM KOKALLA","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/December/15/Rruga---LIridona-Ademaj1702665810.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
