Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Gani Geci wurde wegen Bedrohung des Journalisten Lirim Mehmetaj zu einem Monat Haft verurteilt.

Gani Geci

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, i cili u arrestua të hënën nën dyshimin se e ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj. 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore Mirlinda Gashi. 

Në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim thuhej se për shkak të një postimi nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, e ka kanosur drejtpërdrejt me fjalën: ‘Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, këna me u vra’, duke ia përsëritur kërkesën me fjalët: ‘Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra’. 

Ndërsa përmendet edhe rasti kur Geci kishte shkuar në afërsi të TV Dukagjinit ku kishte postuar video për t’i bërë me dije të dëmtuarit se ndodhej aty dhe e kishte pritur për rreth dy orë.\