Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Von „politischen Spielchen“ und „versäumten Fristen“ bis hin zu Applaus für den Präsidenten

Bedri Hamza - Albin Kurti

Foto: Driton Pacharada

Akuzat dhe kundërakuzat e tërë ditës përfunduan me duarshtrëngim. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u përshëndetën pas dakordimit për dy çështje: ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentes së re.

Votimit në seancë të jashtëzakonshme i paraprinë të paktën 6 konferenca për shtyp nga të dy liderët, që në vazhdimësi hidhnin kritika ndaj njëri-tjetrit.

Deputetët të martën qëndruan tërë ditën në Kuvend. Por intensiteti u shtua tek në fund të ditës, kur edhe parashihej mbyllja e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Fillimisht PDK-ja kërkonte në veprim të parë miratimin në lexim të dytë të ligjit. Pas saj shprehej se është e hapur për të diskutuar për çështjen e presidentit.

E Vetëvendosje me Kurtin në krye në konferencë u zotua për votim të ligjit të enjten, po që se presidenti zgjidhej të martën. Për këtë ai u shpreh se “po bëhen shkelje procedurale”, duke aluduar në pritjen e domosdoshme prej 72 orësh nga leximi i parë.

Hamza në anën tjetër përsëriti kërkesën për votim të ligjit me arsyetimin se po bëhet shmangie e rregullores.

Kurti në konferenca të tjera doli me emra konkretë, si dhe zotimin që PDK-së do t’ia mbështesë ligjin paraprakisht. Fillimisht doli me propozimin për Glauk Konjufcën e Feride Rushitin, por emrat u refuzuan nga Hamza i cili tha se këta janë emra të partisë.

Hamza nëpër konferenca ka thënë në disa raste se për presidentin duhet “marrëveshje politike” teksa ndryshimet në propozime e deklarata të Kurtit i cilësoi “lojëra politike”.

Gjithsesi, gjithçka mori fund kur Kurti në konferencë e propozoi emrin e Justina Shiroka-Pulës, ish-ministre nga radhët e PDK-së. Emri i kryeakademikes u mirëprit nga Hamza dhe partia e tij.

Në seancë të jashtëzakonshme, nën vrap të deputetëve, u miratua paraprakisht ligji, ndërsa procesi i votimit të presidentes hyri edhe më 7 tetor. Në fund Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe u zgjodh presidente.

Të gjithë u ngritën në këmbë për duartrokitje e festë pati edhe jashtë Kuvendit, pas 20 ditësh protestash në kërkim të ndryshimit të ligjit për Specialen.