---
description: Ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e Kushtrim Hoxhës, i akuzuar për veprën penale “moslajmërim i grupeve terroriste”.Prokurori, avokati e gjykatësi u par
title: Në mungesë të të akuzuarit shtyhet seanca për terrorizëm
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/08/c2e52838-1e6d-48f4-9f82-8c7e872051c1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Në mungesë të të akuzuarit shtyhet seanca për terrorizëm

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 8 nëntor 2024 19:37
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 8 nëntor 2024 19:37
- Shpërndaje në:

## Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e Kushtrim Hoxhës, i cili akuzohet për veprën penale “moslajmërim i grupeve terroriste”. I akuzuari nuk u paraqit në seancë, për çka gjykatësi vendosi që shqyrtimi i kërkesës për pranimin e fajësisë, të shtyhet për javën tjetër. Sipas aktakuzës, Hoxha ishte në dijeni për planin që të sulmohej përfaqësuesja e Izraelit në futboll

Ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e Kushtrim Hoxhës, i akuzuar për veprën penale “moslajmërim i grupeve terroriste”.

Prokurori, avokati e gjykatësi u paraqitën me kohë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por jo edhe i pandehuri.

“Ka deklaruar se ka pritur që ta marrin me polici në shtëpi”, ka thënë gjykatësi Rrahman Beqiri.

Kësisoj, nuk ishte e mundur të shqyrtohet marrëveshja për pranimin e fajësisë.

“Kjo seancë shtyhet për të martën, meqenëse mungon i akuzuari Kushtrim Hoxha”, vendosi Beqiri.

Fajësinë, i akuzuari Hoxha e ka pranuar në Prokurori, ditën kur u dorëzua.

“E ndiej veten fajtor për moslajmërimin e veprës penale të terrorizimit, ndiej shumë keqardhje dhe ndihem i penduar”, ka thënë ai në Prokurori.

[Edhe ![Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për “fshehje të terroristëve”](https://resources.koha.net/images/2024/October/23/251e990b-3f30-46bb-a209-07cb5ef68f98.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 23 tet 2024 Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për “fshehje të terroristëve”](https://www.koha.net/kronike/ngrihet-aktakuze-ndaj-nje-personi-per-fshehje-te-terroristeve)

Sipas aktakuzës, Hoxha ka qëndruar bashkë me grupin i cili planifikonte sulm terrorist më 2016 në një ndeshje futbolli, ku pjesëmarrëse ishte edhe përfaqësuesja e Izraelit.

“Ai ka qenë në dijeni për ekzekutimin e këtij grupi terrorist dhe veprimet përgatitore që i kanë planifikuar t’i ndërmarrin për kryerjen e aktit terrorist- sulm me eksploziv ndaj lojtarëve dhe tifozëve të kombëtares së Izraelit në ndeshjen që zhvillohej në Shkodër, në vitin 2016”, thuhet në aktakuzë.

Tutje në aktakuzë thuhet se me reagimin e organeve të drejtësisë në Kosovë dhe falë bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, një sulm i tillë ishte ndaluar, derisa i akuzuari Kushtrim Hoxha edhe pse ishte i njoftuar për këto veprime të grupit terrorist, një gjë të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente.

[#terrorizem](https://www.koha.net/tag/terrorizem) [#Kushtrim Hoxha](https://www.koha.net/tag/kushtrim-hoxha) [#gjykata](https://www.koha.net/tag/gjykata)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ndërpritet seanca në rastin “Iber-Lepenc”, shkak mungesa e prokurorit të rastit](https://resources.koha.net/images/2026/October/19/d6e7fc48-08c4-4f5e-a6f4-850638e12ffd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 o. më parë Ndërpritet seanca në rastin “Iber-Lepenc”, shkak mungesa e prokurorit të rastit](https://www.koha.net/arberi/nis-me-40-minuta-vonese-seanca-ndaj-te-akuzuarve-per-sulmin-ne-kanalin-e-iber-lepencit)
- [![Gjesti në Shqipëri, dështon seanca ku akuzohet për tri vepra penale](https://resources.koha.net/images/2026/March/11/1d3549aa-785f-4cdb-a975-6108934920d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 23 kor 2026 Gjesti në Shqipëri, dështon seanca ku akuzohet për tri vepra penale](https://www.koha.net/kronike/gjesti-ne-shqiperi-deshton-seanca-ku-akuzohet-per-tri-vepra-penale)
- [![Dështon të nisë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/2f4d083c-2207-47ae-9e6a-2e1261059ef1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 kor 2026 Dështon të nisë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave](https://www.koha.net/arberi/deshton-te-nise-shqyrtimi-fillestar-ndaj-te-akuzuarve-per-vendosjen-e-barrikadave)
- [![Qerkini: Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit e ka humbur kuptimin](https://resources.koha.net/images/2026/July/02/1918b617-11fa-4853-a366-89e354d0340b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2026 Qerkini: Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit e ka humbur kuptimin](https://www.koha.net/arberi/qerkini-shtyrja-e-shpalljes-se-aktgjykimit-e-ka-humbur-kuptimin)

[Arbëri.]() [Komuna e Gjakovës me padi kërkon nga MASH-i t’ia kompensojë milionat për kontratat kolektive](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-gjakoves-me-padi-kerkon-nga-mash-i-tia-kompensoje-milionat-per-kontratat-kolektive)

[Kronikë.]() [Hajnat vjedhin projektor dhe kompjuter në një shkollë në Lipjan](https://www.koha.net/kronike/hajnat-marrin-projektor-dhe-kompjuter-ne-nje-shkolle-ne-lipjan)

[Kronikë.]() [Zhduket një person në Suharekë](https://www.koha.net/kronike/zhduket-nje-person-ne-suhareke-1)

[Arbëri.]() [Studentët rrëzojnë “karriget e dialogut” që i vendosi Rama](https://www.koha.net/arberi/studentet-permbysin-karriget-e-dialogut-qe-i-vendosi-rama)

[Futboll.]() [Ahmeti i Prishtinës, më i miri i xhiros](https://www.koha.net/futboll/ahmeti-i-prishtines-me-i-miri-i-xhiros)

[Kronikë.]() [Shtetasi turk nën ndikim të alkoolit dyshohet se sulmoi dy policë në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/shtetasi-turk-nen-ndikim-te-alkoolit-dyshohet-se-sulmoi-dy-police-ne-prishtine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Në mungesë të të akuzuarit shtyhet seanca për terrorizëm","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ne-mungese-te-te-akuzuarit-shtyhet-seanca-per-terrorizem","datePublished":"2024-11-08T19:37:43+01:00","dateModified":"2026-07-10T19:20:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":290,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ka dështuar të mbahet seanca për gjykimin e Kushtrim Hoxhës, i akuzuar për veprën penale “moslajmërim i grupeve terroriste”.Prokurori, avokati e gjykatësi u par","url":"https://www.koha.net/arberi/ne-mungese-te-te-akuzuarit-shtyhet-seanca-per-terrorizem","keywords":"terrorizem, Kushtrim Hoxha, gjykata","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/08/c2e52838-1e6d-48f4-9f82-8c7e872051c1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
