Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Mustafa: Häufige Wechsel der PDK-Führung sind unangemessen.

Qemajl Mustafa

Qemajl Mustafa, analist politik, e ka cilësuar të paarsyeshëm ndërrimin e kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në vitet e fundit.

Në “Konfront” të KTV-së, Mustafa ka thënë se PDK-ja po vuan nga “mungesa e zotit të vërtetë të shtëpisë”. Ai ka thënë se edhe dorëheqja e Bedri Hamzës këtë javë – ka qenë e paarsyeshme.

“PDK-ja ka dhimbje të madhe. Me ikjen në Hagë të liderëve tradicionalë, PDK-ja ka mbetur pa zotin e vërtetë të shtëpisë. Më parë ishte kjo tranzicionalja e ndryshimit të liderëve, që më duket se janë bë paarsyeshëm. Edhe ky sot që është tërhequr, më duket shumë e paarsyeshme, duke marrë parasysh se ka shumë punë – ligjin për Specialen e çështje të tjera”, ka thënë ai duke shtuar se në PDK ka pasur pritje që Hashim Thaçi e Kadri Veseli të lirohen nga gjykimi në Hagë dhe të kthehen për ta vazhduar udhëheqjen e partisë.

Mustafa e ka cilësuar të paarsyeshëm edhe largimin e Enver Hoxhajt vite më parë nga posti i udhëheqësit të partisë, pak muaj para zgjedhjeve lokale dhe ardhjen e Memli Krasniqit.

Sipas tij, PDK-së i duhet një kryetar “që bashkon polet” duke shtuar se për secilin kandidat do të ketë zëra se “ky është i Thaçit” apo “ky është i Veselit”.

Lesen Sie andere Updates
Konfrontieren

Nga Ligji për Specialen te lufta për liderin