Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Mangelnde Verbrauchsmaterialien setzen die Plasmapherese-Geräte in der Nephrologie außer Betrieb.

Nephrologische Klinik

Pajisjen e siguruar për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda të veshkave, Klinika e Nefrologjisë nuk po shfrytëzon me kapacitet të plotë. Ndonëse aparati i plasmaferezës është blerë vjet, mungesa e materialit shpenzues, e pamundëson trajtimin e pacientëve me këtë shërbim.

Aparatura për plazmaferezë në Klinikën e Nefrologjisë aktualisht nuk është në funksion. Ajo përdoret për ndarjen e plazmës së gjakut dhe eliminimin e antitrupave apo substancave të dëmshme te pacientët me sëmundje të caktuara. Trajtimi nuk po kryhet për shkak të mungesës së materialit shpenzues.

Në përgjigjen që Klinika e Nefrologjisë ia ka përcjellë KOHËS, konfirmohet ndalimi i punës.

“Aparatura për plazmaferezë është përdorur deri në përfundimin e materialit shpenzues të disponueshëm. Kërkesa për furnizim të mëtejshëm me material shpenzues është bërë me kohë, mirëpo, deri më tani nuk jemi furnizuar, gjë që pamundëson shfrytëzimin e vazhdueshëm të aparaturës”, thuhet në përgjigje.

Koha i ka nisur disa pyetje për këtë çështje Klinikës së Nefrologjisë që në muajin qershor, mirëpo meqë klinika nuk është përgjigjur, Koha i ka siguruar përgjigjet përmes ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Përgjigja ka ardhur disa muaj më vonë. 

Me aparaturën e plazmaferezës, Klinika e Nefrologjisë është pajisur vitin e kaluar, ndërsa sipas të dhënave të vetë klinikës, deri tash janë kryer 30 procedura të tilla. 

Klinika ka treguar edhe për numrin e pacientëve që mund të penalizohen nga mospuna e aparaturës.

“Në Klinikën e Nefrologjisë janë kryer gjithsej 30 procedura të plazmaferezës, aq sa ka qenë e mundur bazuar në sasinë e materialit shpenzues (sete për plazmaferezë) të furnizuar nga operatori ekonomik, në kuadër të kontratës përkatëse të blerjes. Nga fusha e Nefrologjisë, mesatarisht mund të parashikohet nevoja për rreth 5–6 pacientë në vit, të cilët, varësisht nga rekomandimi i mjekut dhe indikacioni klinik, mund të kenë nevojë për 5–7 seanca secili. Kjo paraqet një nevojë të mundshme prej rreth 30–35 seancash në vit vetëm për pacientët nefrologjikë”, thuhet në përgjigjen e klinikës.

Për mungesën e materialeve, KOHA ka pyetur SHSKUK-në se përse nuk i është përgjigjur kërkesës së Klinikës së Nefrologjisë për furnizim dhe kur pritet të sigurohen materialet për vazhdimin e procedurave.

Por, përgjigjja e SHSKUK-së bie ndesh me atë të Klinikës së Nefrologjisë. 

“Për vitin 2026, Klinika e Nefrologjisë nuk e kishte përfshirë materialin shpenzues për plazmaferezë në planifikimin vjetor të nevojave. Për rrjedhojë, materiali përkatës nuk ishte përfshirë as në Planin e Prokurimit për këtë vit. Më 16 qershor 2026, Klinika e Nefrologjisë ka proceduar në Barnatoren Qendrore kërkesën për sigurimin e materialit të nevojshëm. Duke qenë se kjo nevojë nuk kishte qenë pjesë e planifikimit fillestar, është kërkuar miratimi përkatës, bazuar në arsyeshmërinë e paraqitur nga Klinika për nevojën e ofrimit të shërbimit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Për kryerjen e kësaj procedure, sipas Klinikës së Nefrologjisë, janë trajnuar gjashtë mjekë dhe dy infermierë. Megjithatë, për vazhdimin dhe organizimin e procedurës, ka nevojë edhe për dy mjekë dhe dy infermierë.

Plazmafereza për disa pacientë, mund të jetë trajtim që kërkohet urgjentisht. Një prej shembujve është purpura trombotike trombocitopenike – TTP, një gjendje e rëndë që mund të shkaktojë dëmtim të organeve.

Sipas literaturës mjekësore, mostrajtimi mund të jetë fatal në shumicën e rasteve.