Sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri 12 gradë celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë mes 24 dhe 28 gradë celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri në një mesatare.