Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë kryesisht me diell e vranësira të pakta. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 34 gradë celsius.
Të hënën moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 12-17 gradë celsius, e maksimalet mes 29-34 gradë.
Të martën do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona mund të shoqërohen vranësirat me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Die Mindesttemperaturen liegen zwischen 11 und 17 Grad Celsius und die Höchsttemperaturen zwischen 28 und 33 Grad.
Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe priten reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s”, ka njoftuar IHMK.
Të enjten e të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
“Gjatë periudhës 31 gusht – 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje. Reshjet lokale të mundshme të martën dhe të mërkurën, të shoqëruara me bubullima, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por lokalisht mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve”, ka njoftuar IHMK.