---
description: Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e miratoi draft-raportin e punës për vitin 2025, por gjatë mbledhjes nuk u kërkua llogari për telashet me
title: Miratohet raporti i punës së SHSKUK-së për 2025, s’u kërkua llogari për mungesat dhe problemet e pacientëve
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Pediatria-Klinikat-QKU-Ilustrime-Prishtine-22-03-2023-dp-21679494397.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Miratohet raporti i punës së SHSKUK-së për 2025, s’u kërkua llogari për mungesat dhe problemet e pacientëve

![Spital - QKUK](https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Pediatria-Klinikat-QKU-Ilustrime-Prishtine-22-03-2023-dp-21679494397.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Fofo: Arkiv

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 18 shkurt 2026 19:46
- Shpërndaje në:

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 18 shkurt 2026 19:46
- Shpërndaje në:

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e miratoi draft-raportin e punës për vitin 2025, por gjatë mbledhjes nuk u kërkua llogari për telashet me të cilat u përballën pacientët e institucioni gjatë vitit të shkuar. 

Përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale u raportua të ketë qenë 82 për qind, por anëtarët e bordit nuk i kërkuan llogari drejtorit të përgjithshëm për mungesën, jo të rrallë, të ilaçeve që janë të kontraktuara. 

Në raportin e prezantuar të mërkurën, krahas shërbimeve obstetrike, dializa u përmend si një prej atyre që u ofruan në numër më të madh. As ndërlidhur me këtë çështje, nuk u kërkua llogari mbi periudhën kur, në mungesë të materialit për hemodializë, pacientëve iu përgjysmuan seancat nga katër, në dy orë. E në disa spitale, edhe u ndërprenë. 

Bazuar në raport, shfrytëzimi mesatar i shtretërve në SHSKUK është 60 për qind. 

Për këtë pati vërejtje anëtari Dren Boshnjaku. 

[Edhe ![SHSKUK-ja s’i dëgjon ankesat e pacientëve, insiston se ka furnizim me ilaçe](https://resources.koha.net/images/2024/February/24/qkuk16795147831708768021.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 pri 2026 SHSKUK-ja s’i dëgjon ankesat e pacientëve, insiston se ka furnizim me ilaçe](https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-si-degjon-ankesat-e-pacienteve-insiston-se-ka-furnizim-me-ilace)

“Në klinikat dhe spitalet e përgjithshme, ku shfrytëzueshmëria e shtretërve është e ulët, sidomos në klinikat dhe spitalet ku ka pasur investime, aty duhet të shikohet dhe shqyrtohet se pse këto investime nuk kanë ndikuar pozitivisht në ngritjen e shfrytëzueshmërinë e shtretërve të pacientëve”, ka deklaruar Boshnjaku.  

E kryesuesja e Bordit, Tetore Olloni, kërkoi sqarime lidhur me pastrimin e listave të pritjes së pacientëve.

“Në lista të pritjes qëndrojnë edhe pacientë që janë duke u përgatitur, p.sh., për rregullimin e sheqerit në gjak. Sa e keni adresuar këtë kërkesë të bordit të menaxhmentit që krahas angazhimit në zvogëlimin e listave të pritjes edhe revidimin e listave”, është shprehur Olloni. 

Olloni e Boshnjaku kërkuan edhe raport mujor me shkrim për performancën e anesteziologëve në salla kirurgjikale si dhe për arsyet e ngecjeve në programe operative. 

Për këtë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Elviz Azizi, tha se është duke u monitoruar ndërkaq për listat e pritjes, ai pretendoi se numri total nuk është real. E tek foli për planifikim të operacioneve, ai i la fajtorë pacientët për mungesë informimi.

“Më vjen shumë keq me thanë, po shpeshherë pacientë edhe vetë nuk janë të informuar, shpeshherë qysh duhet dhe jemi duke punuar edhe në drejtim të asaj që t’i informojmë pacientët pak më mirë që kur vjen për ndërhyrje kirurgjike me e ditë çka e pret, me e ditë kur ka me iu nënshtru, me ditë çfarë janë ato kushtet që e përjashtojnë prej operacionit, d.m.th. edhe njohuria shëndetësore e pacientit nganjëherë le për të dëshiruar”, ka thënë Azizi. 

[Edhe ![Jotransparenca e SHSKUK-së, Bordi s’lejon xhirimin e mbledhjes](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/1ebb7334-bf7e-4255-9c7b-90d77f508f90.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2025 Jotransparenca e SHSKUK-së, Bordi s’lejon xhirimin e mbledhjes](https://www.koha.net/arberi/jotransparenca-e-shskuk-se-bordi-slejon-xhirimin-e-mbledhjes)

Ai theksoi se në muajt në vijim pritet që edhe spitalet rajonale të furnizohen me materiale të mjaftueshme për realizimin e operacioneve ortopedike. Në mbledhjen e së mërkurës raportoi edhe drejtori i Mjekësisë Sportive, që e përmendi si sfidë mungesën e disa aparaturave.  
 

  
 

[#shskuk](https://www.koha.net/tag/shskuk) [#raporti i punes](https://www.koha.net/tag/raporti-i-punes) [#barna](https://www.koha.net/tag/barna) [#Bordi i SHSKUK-së](https://www.koha.net/tag/bordi-i-shskuk-se)

Artikuj të ngjashëm

- [![Auditori konfirmon raportimet e KOHË-s për mungesat e ilaçeve në SHSKUK](https://resources.koha.net/images/2026/March/15/20eb718f-2af0-496a-b7a0-c596e816af83.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 tet 2026 Auditori konfirmon raportimet e KOHË-s për mungesat e ilaçeve në SHSKUK](https://www.koha.net/arberi/auditori-konfirmon-raportimet-e-kohe-s-per-mungesat-e-ilaceve-ne-shskuk)
- [![Pajisja jetike për pacientët në Nefrologji, jashtë funksionit](https://resources.koha.net/images/2026/July/07/78de98d9-0942-4008-ad35-94578fe0e24a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Pajisja jetike për pacientët në Nefrologji, jashtë funksionit](https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-materialit-shpenzues-le-jashte-funksionit-pajisjen-e-plazmaferezes-ne-nefrologji)
- [![Ndërrim rolesh, Spitali i Prizrenit furnizon SHSKUK-në me stenta](https://resources.koha.net/images/2021/November/28/QKUK-Kardiologjia-Prishtine-07-11-2014-ab_21638085123.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 kor 2026 Ndërrim rolesh, Spitali i Prizrenit furnizon SHSKUK-në me stenta](https://www.koha.net/arberi/nderrim-rolesh-spitali-i-prizrenit-furnizon-shskuk-ne-me-stenta)

[Arbëri.]() [Izedin Bytyqi thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për korrupsion](https://www.koha.net/arberi/izedin-bytyqi-thote-se-kane-pushuar-hetimet-ndaj-tij-per-korrupsion)

[Arbëri.]() [VV-ja pret që ndryshimet në Prokurorinë Speciale të sjellin rezultate te rasti i NPB-së](https://www.koha.net/arberi/rasti-i-npb-se-azemi-tri-kompanite-bashkinvestuese-u-hapen-nje-dite-para-aplikimit-per-tender)

[Futboll.]() [CAS-i vendos nëse Senegalit apo Marokut i takon Kupa e Afrikës](https://www.koha.net/futboll/cas-i-vendos-nese-senegalit-apo-marokut-i-takon-kupa-e-afrikes)

[Arbëri.]() [IPK thotë se do të verifikohen pretendimet për përdorimin e gazit lotsjellës me afat të skaduar](https://www.koha.net/arberi/ipk-thote-se-do-te-verifikohen-pretendimet-per-perdorimin-e-gazit-lotsjelles-me-afat-te-skaduar)

[Lifestyle.]() [OBSH: Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të trajtohen me barna për dobësim](https://www.koha.net/lifestyle/obsh-femijet-nen-10-vjec-nuk-duhet-te-trajtohen-me-barna-per-dobesim)

[Futboll.]() [Granit Xhaka dënohet për falsifikim të certifikatës për COVID-19](https://www.koha.net/futboll/granit-xhaka-denohet-per-falsifikim-te-certifikates-per-covid-19)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Miratohet raporti i punës së SHSKUK-së për 2025, s’u kërkua llogari për mungesat dhe problemet e pacientëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/miratohet-raporti-i-punes-se-shskuk-se-per-2025-su-kerkua-llogari-per-mungesat-dhe-problemet-e-pacienteve","datePublished":"2026-02-18T19:46:12+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":540,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e miratoi draft-raportin e punës për vitin 2025, por gjatë mbledhjes nuk u kërkua llogari për telashet me","url":"https://www.koha.net/arberi/miratohet-raporti-i-punes-se-shskuk-se-per-2025-su-kerkua-llogari-per-mungesat-dhe-problemet-e-pacienteve","keywords":"shskuk, raporti i punes, barna, Bordi i SHSKUK-së","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/22/Pediatria-Klinikat-QKU-Ilustrime-Prishtine-22-03-2023-dp-21679494397.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
