---
description: Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, thotë se Kongresi i Lushnjës, 100-vjetori i...
title: "Meta: Kongresi i Lushnjës shprehu vendosmërinë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë"
image: https://resources.koha.net/images/2019/November/22/ilir_meta_kushtetuta_-_tch1574452647.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Meta: Kongresi i Lushnjës shprehu vendosmërinë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë

![Foto: Tch](https://resources.koha.net/images/2019/November/22/ilir_meta_kushtetuta_-_tch1574452647.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 janar 2020 10:50
- Shpërndaje në:

- 21 janar 2020 10:50
- Shpërndaje në:

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, thotë se Kongresi i Lushnjës, 100-vjetori i së cilës festohet sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.

“Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Meta, shkruan tutje në facebook, se 100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

“Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t'i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë. Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian”, përfundon Meta.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm

- [![28 Nëntori “bashkon” Ramën me Metën në Vlorë](https://resources.koha.net/images/2020/November/28/flamuri_tch1606560585.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 nën 2020 28 Nëntori “bashkon” Ramën me Metën në Vlorë](https://www.koha.net/arberi/28-nentori-bashkon-ramen-me-meten-ne-vlore)
- [![Haradinaj: Kongresi i Lushnjës, hap vendimtar për bërjen e Shqipërisë](https://resources.koha.net/images/2020/January/21/shqiperia1579592602.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 jan 2020 Haradinaj: Kongresi i Lushnjës, hap vendimtar për bërjen e Shqipërisë](https://www.koha.net/arberi/haradinaj-kongresi-i-lushnjes-hap-vendimtar-per-berjen-e-shqiperise)
- [![Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën](https://resources.koha.net/images/2025/November/28/4815d4b6-afb2-494c-9060-5418d1169f41.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 28 nën 2025 Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ngritja-e-flamurit-ne-vlore-ben-bashke-begajn-osmanin-e-ramen)
- [![113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë](https://resources.koha.net/images/2025/November/28/98328443-7f1c-439c-9f5e-575ebebf104e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 nën 2025 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë](https://www.koha.net/arberi/113-vjet-nga-shpallja-e-pavaresise-se-shqiperise)
- [![112-vjetori i pavarësisë bën bashkë Ramën e Kurtin në Vlorë](https://resources.koha.net/images/2024/November/28/eaeffaf0-5ec4-4f7f-83d7-707a371e4c2b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 28 nën 2024 112-vjetori i pavarësisë bën bashkë Ramën e Kurtin në Vlorë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/112-vjetori-i-pavaresise-ben-bashke-ramen-e-kurtin-ne-vlore)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Meta: Kongresi i Lushnjës shprehu vendosmërinë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/meta-kongresi-i-lushnjes-shprehu-vendosmerine-per-te-mbrojtur-teresine-territoriale-te-shqiperise","datePublished":"2020-01-21T10:50:57+01:00","dateModified":"2026-07-08T14:15:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":281,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, thotë se Kongresi i Lushnjës, 100-vjetori i...","url":"https://www.koha.net/arberi/meta-kongresi-i-lushnjes-shprehu-vendosmerine-per-te-mbrojtur-teresine-territoriale-te-shqiperise","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/November/22/ilir_meta_kushtetuta_-_tch1574452647.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
