Mungesa e stafit dhe fluksi i madh i pacientëve kanë bërë që në Klinikën e Oftalmologjisë për një operacion të pritet deri në gjashtë muaj. Në listën e pritjes janë 545 pacientë vetëm për operimin e kataraktit. Për këtë situatë, klinika thotë se ka nevojë për shtim të stafit. Konkursi për katër specialistë të Oftalmologjisë, i hapur vitin e kaluar, është anuluar dhe që atëherë nuk është hapur konkurs i ri
Numri i madh i pacienteve e mungesa e stafit kanë bërë që për një operim në Klinikën e Oftalmologjisë, pacientët që kanë nevojë për heqjen e thjerrëzës së turbulluar nga kataraktit dhe zëvendësimin e tij me thjerrëz artificiale, duhet të presin nga 4 deri në 6 muaj.
Një pacient që iu drejtua Klinikës për këtë problem është shprehur se, për shkak të pritjes së gjatë, është detyruar që operimin ta kryejë në privat.
“Javën e kaluar kam qenë për kontroll edhe më kanë thënë që tek në shkurt mundet të caktohet data e operimit. Unë nuk e lashë terminin se s’mundem aq gjatë të pres, u detyrova privat ta përfundoj. 500 euro më ka kushtuar”, ka treguar pacienti.
Listën e pritjes e kanë konfirmuar edhe nga Klinika e Oftalmologjisë.
Në përgjigje thuhet se si shkak për kohën e gjatë të pritjes është numri i madh i pacientëve dhe kapacitetet e kufizuara për realizimin e operacioneve.
ebenfalls
SHSKUK begründet die Wartelisten mit einem Mangel an Anästhesisten, einige Kliniken bestreiten dies.
“Lista aktuale e pritjes së rasteve elektive për operim të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit është me 545 pacientë dhe për operim të strabizmit, lista aktuale është me 3 pacientë. Koha mesatare e pritjes është rreth 4–6 muaj për rastet që janë elektive për operim të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit, kurse rastet urgjente realizohen menjëherë. Kurse, për operim të strabizmit koha mesatare e pritjes është rreth 1–2 muaj, por edhe këtu duhet pasur parasysh se kjo patologji nuk është urgjente. Arsyet kryesore që kanë shkaktuar këto lista të gjata të pritjes janë numri i rasteve dhe kapaciteti i realizimit të tyre”, ka bërë të ditur Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë.
Shabani ka sqaruar se si klinika është duke punuar me të gjitha mundësitë dhe se numri i rasteve brenda ditës është i madh. Ai ka përmendur që për ta përballuar këtë fluks të pacientëve duhet shtuar personeli.
“Numri mesatar i operacioneve është rreth 15-20. Numri mesatar i pacientëve që trajtohen ose pranojnë shërbime në klinikë brenda ditës është rreth 150 deri 200. Klinika aktualisht është duke i shfrytëzuar kapacitetet e plota. Nevojat janë për shtim të numrit të stafit në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka thënë drejtori i Klinikës.
Në nëntor të vitit të kaluar, SHSKUK-ja kishte hapur konkurs për shtimin e stafit në Klinikën e Oftalmologjisë, ku ishin paraparë katër pozita për specialistë të Oftalmologjisë.
Megjithatë, konkursi në janar ishte anuluar për shkak të parregullsive.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, SHSKUK-ja, si institucion përgjegjës për klinikat dhe QKUK-në, nuk ka hapur një konkurs të ri për specialistë të Oftalmologjisë.
ebenfalls
Die Ermittler von PIK versuchten, Rashkovic zu befragen, wurden aber vom behandelnden Arzt daran gehindert.
KOHA i ka dërguar pyetje SHSKUK-së për të kuptuar nëse ka pranuar kërkesë nga Klinika e Oftalmologjisë për hapjen e një konkursi të ri dhe nëse institucioni planifikon ta rihapë konkursin për plotësimin e nevojave me staf.
Por gjatë ditës, SHSKUK-ja nuk ka kthyer përgjigje.