Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Mazedonier trifft sich mit US-Botschafter bei der NATO, Black-Hawk-Hubschrauber besprochen

Mazedonien

Në margjina të Warsaw Security Forum 2026, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, ku në fokus ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët.

Maqedonci në postim në Facebook ka thënë se u diskutua edhe për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”. 

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Theksova rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave. Bashkëpunimi ynë po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes. Diskutuam për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, theksova rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, në Kosovë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka treguar se ka ftuar Whittakerin pë vizitë në Kosovë. 

“Ritheksova nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s. Diskutuam gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Shpreha interesimin tonë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Në këtë frymë, theksova edhe rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e gatishmërisë sonë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. E ftova Ambasadorin Whitaker që të vizitojë Kosovën, për të vazhduar dialogun dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë. Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.